FOTO/ Vrau dy vëllezërit me armën e shërbimit dhe plagosi rëndë të tretin, ky është autori, punonjës ushtarak Presidenti Ilir Meta përshëndeti mbështetjen financiare të bërë publike nga kryeministri, ndërsa deklaroi se fton qeverinë të përcaktojë sa më parë kriteret e ndihmës për biznesin dhe familjet më në nevojë.
Në një deklaratë pasi kryeministri bëri publike 7 pikat e planit ekonomik, kreu i shtetit tha se inkurajon gjithashtu konsultimin me grupet e interesit për të bërë transparente detajimin e fondeve, për t’u dhënë përgjigje të menjëhershme nevojave emergjente të qytetarëve.
“Sa i përket trajtimit financiar të Presidentit të Republikës, ai do të shkurtohet në të njëjtën mënyrë, si dhe për zyrtarët e lartë të shtetit, të parashikuar në planin e bërë publik.
Po kështu Institucioni i Presidentit të Republikës është solidarizuar me shkurtimin e fondit të buxhetit vjetor në interes të riadresimit të tyre, në mbështetje të shëndetësisë dhe sektorëve të vijës së parë në këtë përballje me pandeminë globale të COVID-19”, tha Meta. Per kreun e shtetit, bashkëpunimi, gjithëpërfshirja, humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar do të na japë të gjithëve fuqinë e duhur pozitive për ta fituar këtë sfidë, duke mundur frikën, me besimin e palëkundur te e ardhmja dhe në zot.
Edhe Partia Demokratike reagoi pas daljes publike te kryeministrit. “PD e konsideron planin e masave social-ekonomike si të domosdoshëm për përballimin e krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirus. Propozimi i qeverisë ka nevojë urgjente për transparencë dhe për t’u detajuar. Masat e shpalluara vlerësohen nga PD si një hap i parë i mirëpritur, por i pamjaftueshëm”, thuhet në deklaratën e Partise Demokratike.
Top Channel