Paniku i koronavirusit; Mjetet e policisë bllokojnë pistën e aeroportit ndërkombëtar për të ndaluar uljen e avionit

19/03/2020 21:59

Skena dramatike u shpalosën në aeroportin ndërkombëtar Jose Joaquin de Olmedo në Ekuador teksa një fluturimi linjave Iberia që vinte nga Madridi, u ndalua të ulej me anë të bllokimit fizik të pistës me makinat e policisë.

Imazhet shouese tregonin qindra policë që parkonin mjetet e tyre në mes të pistës në aeroportin e dytë më të madh të vendit.

Oficerë shihen që qëndrojnë pranë auromjeteve të tyre teksa një helikopter fluturon duke filmuar skenën.

Avioni raportohej se mbante 11 anëtarë ekuipazhi që do të kalonin natën në qytet, por rrjedhimisht u detyrua të ulej në një tejtër aeroport, siç bëri dhe një avion i dytë.

Kryebashkiakia Cynthia Viteri që urdhëroi veprimin e policisë, tha: “Si është e mundur që të lejojmë një avion që vjen nga Madridi me 11 anëtarë ekuipazhipër të qëndruar deri të premten. Për fat të keq kjo është kriminale”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel