Në një intervistë për “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, moderatorja dhe autorja Luana Vjollca sqaroi se cili do të jetë fati i “Take Me Out”.

“Situata është e njëjtë si për emisionet e tjerë. Ne jemi në një pauzë, sepse nuk kemi çfarë të bëjmë në këtë situatë. Jemi në karantinë dhe duhet ta zbatojmë këtë rregull. Në momentin e parë që do të jemi të lirë dhe situata do të qetësohet, me shpresë të Zotit, do i rikthehemi punës”, sqaroi ajo.

Gjithashtu moderatorja tregoi se përpara izolimit, “Take Me Out” ishte në fazën gati përfundimtare.

Thënë këtë, Luana iu bëri thirrje të gjithëve të presin, sepse programi “Take Me Out” do të jetë për të mos u humbur!

Top Channel