Kaosi i koronavirusit; Të rinjtë vandalë thyejnë supermarketin në Londër, grabisin shishet e alkoolit

19/03/2020 16:55

Një grup vandalësh të rinj kanë thyer mbrëmë vitrinën e një supermarketi në jug të Lodrës teksa vendi është nën frikën e blerjeve të izolimit prek koronavirusit vrasës.

Gjashtë të rinj të maskuar vodhën shishet e alkoolit nga marketi në zonën Elephant and Castle pas konfrontimit me stafin e punonjësve. Policia tha se ata kishin marrë sjelje kërcënuese kur u kundërshtuan nga anëtarët e stafit dhe gjithtu thyen fasadën e dyqanit.

Katër arrestime ishin bërë për vjedhje e dëme materiale.

Policia tha: “Oficerët erdhën shpejt dhe arrestuan katër të rinj me moshë 20, 21, 21, e 22 për vjedhje e dëme kriminale. Hetimet mbi çështjen po kryen”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel