Në mes të krizës nga COVID-19, dhjetëra mjekë bullgarë japin dorëheqjen

19/03/2020 14:15

Në një kohë kur sistemi mjekësor gjendet përballë një sfide të madhe, dhjetëra mjekë dhe infermierë kanë dhënë dorëheqjen në dy spitale në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje, fill pasi iu tha se do të duhet të trajtojnë pacientët me COVID-19.

Arsyeja ishte se sipas tyre, nuk ishin furnizuar me mjete mbrojtëse dhe pajisje për të siguruar kujdesin e duhur, ndonëse para diaa ditësh, parlamenti bullgar vendosi një gjendje të jashtëzakonshme në vend.

“Spitali nuk ka pajisje të mjaftueshme mbrojtëse dhe nuk është vetëm spitali ynë që nuk ka. Pjesa tjetër gjithashtu nuk ka. Pothuajse çdo mjek në Bullgari është në rrezik të sëmuret për shkak të kësaj, veçanërisht edhe ne, mjekët më të vjetër, që jemi në kategorinë e rrezikut të lartë,” u shpreh një mjeke për Al Jazeera.

 

Top Channel