Pamjet tregojnë helikat, saunën, tipare të tjera të nëndetëses së re raketore ruse

19/03/2020 16:35

Mediat ruse kanë prezantuar së fundmi një turne brenda nëndetëses së re Knyaz Vladimir e kategorisë Borei-A që është në fazat finale të ndërtimit dhe duket diçka vërtet interesante sipas ekspertëve.

Stacioni televiziv i ministrisë së mbrojtjes ruse TV Zvezda, bëri një dokumentar mbi mjetin e përmirësuar Borei-A që po ndërtohet në impjantet e Sevmash prej vitit 2012. Mjeti ka nisur testimet detare në 2018, duke testuar lëshimin e raketaveRSM-56 Bulava nga 16 vatrat e saj raketore16.

Nuk është e qartë se kur janë xhiruar pamjet e brendshme por video tregon vazhdimin e punimeve nga jashtë e brenda nëndetëses.

Një nga pjesët interesante ishin pamjet e dy helikave ndihmëse që kësaj radhe ishin të veshura në këllëf. Ky është një nga modelet më pak të zhurmshme dhe Rusia thotë se edhe tre tipet e mëparshme Borei ishin të qeta në funksion.

Helikat ndihmëse ofroojnë fuqi gjatë lundrimit të ngadaltë dhe ulje të niveleve të zhurmës. Qëllimi i tyre është të qëndrojnë të padukshme në oqean duke lëvizur ngadalë e qetësisht.

Trupi i tyre është përmirësuar nga dinamika që së bashku me tipare të tera i jep Borei-A më shumë efikasitet e aftësi manovre. Mjetet kanë përmirësuar gjithahtu sistemet e komunikimeve dhe të sonarëve detarë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel