Këngëtari me famë botërore, Maluma pritej që do të mbante për herë të parë koncert në Shqipëri, më datë 14 mars.

Mirëpo për shkak të gjendjes emergjente të shpallur si pasojë e përhapjes së koronavirusit, koncerti u anulua dhe madje i gjithë turneu i 26-vjeçarit u shtye për një kohë të pacaktuar.

Së fundmi, Maluma ka konfirmuar datat e reja të turneut të tij “11/11”, ndër to edhe koncertin që do të mbahet në Tiranë. Data e re e vendosur që koncerti të realizohet është 6 shtator 2020. Koncerti do të mbahet te sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë.

E gjithë kjo pritet të ndodhë me shpresën se situata alarmante e krijuar për shkak të coronavirusit do të normalizohet deri atëherë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel