FOTO/ Boshatisen supermarketet në disa zona të Britanisë

19/03/2020 17:09

Koronavirusi i ri është duke alarmuar të gjithë botën dhe së fundmi paniku ka përfshirë Britaninë e Madhe. Fotot e publikuara nga mediat britanike, tregojnë radhë të gjata njerëzish para supermarketeve, të cilët shpesh përplasen mes tyre për të marrë produktet e limituara.

Mirëpo gjendja duket që ka shkuar deri në atë pikë, sa që supermarketet kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve policore, për të menaxhuar këtë situatë kaotike si pasojë e COVID-19, shkruajnë mediat e huaja. Megjithatë edhe pse shumica e qytetarëve nuk mundin që të marrin produktet e nevojshme, Sekretari i Mjedisit i Britanisë George Eustice, pretendon se nuk ka mungesë ushqimi por problemi qëndron tek paniku që ka mbërthyer qytetarët.

“Nuk ka mungesë ushqimi, sfida që ne kemi pasur është marrja e ushqimeve të pa nevojshme si pasojë e panikut”, u shpreh ai.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel