Veliaj: Nga muaji Mars do të pezullohen kama-tvonesat për abonentët e UKT

19/03/2020 13:14

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë qytetarët që në këto ditë të vështira përballen me epideminë COVID 19.

Përmes një postimi në twitter, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj thekson se duke nisur nga muaji Mars, UKT do të pezullojë kamatvonesat për abonentët.

“Në kuadër të masave për lehtësimin e gjendjes për qytetarët që preken nga situata e krijuar nga virusi #COVID19, UKT njofton se duke nisur nga muaji Mars do të pezullohen kamatvonesat për abonentët.

Pezullimi do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë nga UKT”, shkruan Veliaj.

Top Channel