Covid-19/ Task-forca në terren për të marrë monstra, Greqia ve në dispozicion 10.8 milionë euro

19/03/2020 14:59

Greqia do të vërë në dispozicion 10.8 milionë euro për të krijuar brenda 3 ditësh, një task forcë prej 500 ekipesh, të cilët do të dalin në rrugë por edhe në banesat e personave të vetë karantinuar që janë kthyer në vend nga Italia, Anglia, Franca, Gjermania dhe Spanja, për të marrë mostra.

Mësohet se ekipet lëvizëse do të jenë të përbërë prej të paktën 3 personave, mes tyre edhe një polic, të cilët kanë të drejtë të ndalojnë dhe të hyjnë në çdo banesë brenda territorit të vendit, për të marrë mostrat dhe ti ekzaminojnë ato.

Dekreti i firmosur nga kryeministri dhe ministri i shëndetësisë, i është dërguar presidentes së vendit, e cila do ta firmos atë menjëherë.

Janë kryer kontaktet me kompanitë për të siguruar mjetet me të cilat ekipet do të dalin në terren. Autoritetet greke një ditë më parë pranuan se numri i të sëmurëve në vend është shumë herë më i madh se 418 persona që është shifra zyrtare, pasi siç deklaroi drejtuesi i qendrës së epidimiologjisë, Sotirsi Siodras është e pa mundur të identifikohen të gjithë të infektuarit.

Siodras deklaroi se të prekurit nga Covid 19 llogaritet të jenë 2000-3000 persona.

Top Channel