PDK i kërkon presidentes së re të kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, Justina Shiroka Pula pritet të marrë vendimin
Për herë të parë në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Klinika e Radiologjisë, është realizuar heqja e gjakut të ngjizur në arterien e trurit në mënyrë mekanike – trombektomia mekanike e M2 segmentit të arteries cerebri media majtas- me metodë radiologjike neurointervente minimale invazive.
Realizimi i kësaj metode është bërë pas investimeve në Stroke Center, trajnimeve të stafit dhe blerjes së materialit që ka bërë menaxhmenti i ShSKSUK-së, i udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm i SHSKUK, Basri Sejdiu dhe me përkrahje dhe nga Ministria e Shëndetësisë.Procedura u krye pa komplikime te pacienti mashkull i moshës 62-vjeç, i cili kishte dorën e palëvizshme dhe këmbën e djathtë të dobësuar, pas procedurës i është kthyer menjëherë lëvizshmëria e dorës së djathtë. Po ashtu, të folurit e humbur në tërësi, ndërsa pas 12 orëve nga kryerja e procedurës, pacienti ka filluar të artikulojë zë dhe lëvizë lirshëm edhe me këmbë.
Kjo procedurë u mundësua si rezultat i planifikimit, projektimit, aftësimeve të realizuara në botë dhe në Zagreb Kroaci dhe bashkëpunimit ndërmjet Klinikës së Radiologjisë, Klinikës së Neurologjisë, Klinikës Emergjente dhe Klinikës së Anesteziologjisë.Brenda tri-katër orëve pas sulmit në tru, procedurën e kanë realizuar ekipi i radiologëve, Dr. Bujar Gjikolli, Dr. Arben Kutllovci, përkrahur nga radiologët kujdestar Dr. Agron Arifi, Dr. Ilir Bejta, me referimin e neurologëve kujdestar Dr. Rushit Jashari, Dr. Valbona Spanca e Dr. Milaim Krasniqi, me asistimin e teknikëve të radiologjisë Shekfi Bytyqi, Ariana Neziri.Klinika e Radiologjisë, është e pajisur me materiale për të plotësuar nevojat e pacientëve me infarkte në tru.Në proces është edhe blerja e një angiografi të avancuar për të përkrahur këto procedura në nivel bashkëkohor.
Top Channel