Pas kotrolleve në të gjithë territoren për zbatimin e masave shtesë për mbylljen e lokaleve, në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Policia e Shtetit njofton se u ndëshkuan me masë administrative me nga 100.000 lekë secili, 13 administratorë lokalesh.

13 administratorët e lokaleve janë konkretisht: 6 në qarkun Tiranë , 3 në qarkun Durrës, 2 në qarkun Shkodër, 1 në qarkun Lezhë dhe 1 në qarkun Fier.
Si dhe gjatë kotrolleve për mosrespektimin vetëkarantinimit, shtetasi E. D., i cili ka dalë nga banesa është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë.

Njoftimi nga Policia e Shtetit:

Gjithashtu, gjatë kontrolleve për zbatimin e masave shtesë për mbylljen e lokaleve, u ndëshkuan me masë administrative me nga 100.000 lekë secili, 13 administratorë lokalesh, konkretisht: 6 në qarkun Tiranë , 3 në qarkun Durrës, 2 në qarkun Shkodër, 1 në qarkun Lezhë dhe 1 në qarkun Fier.

Po dje, në Shkodër, gjatë kontrolleve për respektimin e vetëkarantinimit, është konstatuar shtetasi E. D., i kthyer nga Kosova më datë 17.03.2020, i cili kishte dalë nga banesa dhe është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.

Top Channel