05:40
Vlerat e fibrës shkojnë përtej stomakut dhe tretjes
Fibra dietike është një ushqyes me bazë bimore, një lloj karbohidrati që nuk shpërbëhet në molekula sheqeri të tretshme. Fibra është e rëndësishme për tretjen dhe jashtëqitjen por vlerat e saj shkojnë përtej stomakut. Ajo na nevojitet për të ruajtur peshën trupore, ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak, mirëmban kolesterolin, nevojitet për jetëgjatësinë dhe ul rrezikun e kancerit. Në fakt, studimet kanë treguar se njerëzit që ushqehen me fibër dhe yndyrna të pangopura, janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet kronike.