Kodi i ri zgjedhor merr 100 vota/ Rama mesazh ndërkombëtareve edhe për ndryshimet kushtetuese

23/07/2020 19:43

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare shqiptarët dhe partitë politike do të marrin pjesë me rregulla të reja të sanksionuara në kodin e ri zgjedhor të miratuar nga Kuvendi duke mos i hequr asnjë presje marrëveshjes së dakordësuar më 5 qershor në Ambasadën Amerikane.

Tekst 100 vota pro 16 më shumë se ç’duheshin, 6 kundër dhe 3 abstenim ishte rezultati votimit duke i hapur rrugën zbatimit të kodit të ri në zgjedhjet e ardhshme. Përpara votimit kryeministri Edi Rama duke shpjeguar rëndësinë e këtyre ndryshimeve deklaroi se askush nuk mund të thotë që PS-ja ka mbajtur një qëndrim që lëndon interesin kombëtar.

Kryeministri kishte këtë përgjigje për shqetësimet e ndërkombëtarëve për ndryshimet kushtetuese.

Si përherë edhe këtë herë në parlament, kryeministri nuk e harroi mesazhin dedikuar mikut të tij të marrëveshjeve të mëdha Lulzim Basha. Një pjesë e grupit parlamentar demokrat votuan kundra, por Myslim Murrizi ka nisur të mendojë për betejën e ndryshimeve kushtetuese më 30 korrik.

Top Channel