Ndryshimet Kushtetuese/ Rama për opozitën: Me ata pa ata, Parlamenti vendos edhe për ta, si sot si në 30 korrik!

23/07/2020 19:02

Kryeministri Edi Rama në twitter ka konfirmuar edhe njëherë se pavarësisht qëndrimit të opozitës ndryshimet kushtetuese do miratohen më 30 korrik.

Kjo deklaratë e kryeministrit vjen pas takimit të sotëm të këshillit politik ku opozita jashtëparlamentare refuzoi të diskutojë për ndryshimet kushtetuese.

“Refuzimi për të diskutuar mbi risitë kushtetuese është në fakt refuzim për të pranuar realitetin dhe kjo është një sëmundje tanimë e vjetër e opojashtëparlametares!Keqardhje. Por me ata pa ata,Parlamenti vendos edhe për ta, si sot si në 30 korrik. Reflektoni miq, listat do hapen!”, shkruan Rama.

Top Channel