Aksident në Tiranë/ Përplasen 3 makina, plagosen dy pasagjerë dhe drejtuesi i njërit prej mjeteve

23/07/2020 17:53

Ditën e sotme, një aksident ka ndodhur në Tiranë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Mësohet se rreth orës 17:15 janë përfshirë në aksident 3 mjete. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i njërit prej mjeteve dhe dy pasagjerët që kanë qenë në mjetin e tij, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel