Gati 100 minuta ka zgjatur takimi i kryeministrit Kyriakos Mitsotakis me liderin e opozitës Aleksis Tsipras, në kuadrin e një sërë takimesh urgjente me udhëheqësit e partive parlamentare greke për t’i informiuar rreth tensionit të shkaktuar pas shpalljes së një NAVTEX-i nga Ankaraja që kërkon të eksplorojë për rezerva të gazit natyror në një pjesë të ZEE të Greqisë, veprim që ka shkaktuar mobilizim ushtarak të trupave greke në Egje dhe Mesdheun Lindor.

‘Nuk duhet të ketë asnjë tolerancë ndaj veprimeve të paligjshme të Turqisë’ –ka deklaruar ish kryeministri grek pas takimit.

“Mesazhi që i përcolla sot z. Mitsotakis ishte i qartë: Duhet të pengoni Oruc Reis të veprojë brenda shelfit kontinental grek, ashtu si vendi dhe Forcat e tij të Armatosura, bënë me sukses në tetor të 2018. Unë gjithashtu rekomandova duke ndjekur marrëveshjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike me Italinë për të zgjeruar ujërat tona territoriale në 12 milje në detin Jon, të intensifikohen negociatat me Egjiptin në përcaktimin e një zone ekskluzive ekonomike me të dhe nëse kjo nuk mund të arrihet, të zgjerojme ujërat territoriale të Greqisë në jug dhe në lindje të Kretës me 12 milje detare”- tha Tsipras, lideri i Syrizës.

Gjuhë të ashpër e të prerë ndaj Ankarasë kë përdorur me herët edhe zëdhënësi i qeverisë greke. “Qeveria çon mesazh tek të gjithë dhe në çdo drejtim se Greqia nuk do të pranojë shkelje të sovranitetit të saj dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e saj sovrane”- tha Stelkios Petsas zëdhënësi i qeverisë.

Νuk duhet të lejojmë sigurinë tonë në Mesdhe në duart e të tjerëve shkruan në greqisht në Twitter presidenti francez Makron pas takimit me homologun e tij qipriot. “Do të doja të përsëris edhe njëherë solidaritetin e plotë të Francës me Qipron, por edhe me Greqinë përballë shkeljeve sovranitetit te tyre nga ana e Turqisë . Është e pranueshme që hapësira detare e një shteti anëtar të BE të cenohet ose të kërcënohet”- tha Macron.

Ndërsa ambasadori amerikan në Athinë e ka cilësuar qartazi zonën detare ku Turqia do të kryejë kërkime si zone greke. Edhe zv/ministry i Jashtëm amerikan Filip Riker i ka bërë thirrje Turqisë të ndalojë menjëherë çdo akt sfidues në Mesdheun Lindor.

Top Channel