Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Një oficere burgu që “përkëdhelej” me një të burgosur të martuar, arriti t’i shpëtojë dënimit, megjithëse gruaja e të burgosurit denoncoi pamjet e shpërndara online.
Gemma Brean, 35-vjeçare nënë e dy fëmijëve, kishte nisur një “marrëdhënie të papërshtatshme” me një shpërndarës drogash që po kryente dënimin në burgun ku ajo po punonte si gardiane.
Në gjyqin e djeshëm u tha se Brean ishte supervizore kur u njoh me Davies në burgun Prescoed në Uells. Institucioni është një burg burrash ku të dënuarit kryejnë fundin e dënimeve të tyre. Brean drejtonte programin e menaxhimit të mbetjeve të burgut, teksa dhe i burgosuri Davies ishte angazhuar si pjesë e grupit të riciklimit.
Por marrëdhënia mes tyre u përshkallëzua në mesazhe personale. Lidhja doli në dritë kur u bë një foto e çiftit me krahët të hedhura rreth njëri-tjetrit, gjatë kohës që Davies kishte dalë me leje në fundjavë.
Prokurori Steven Donoghue tha se foto ishte postuar në rrjet nga nëna e të burgosurit, me qëllim që të shihej nga bashkëshortja e tij Karen Davies me të cilën ishte duke u ndarë. Në gjyq u deklarua se nëna dhe nusja debatonin prej kohësh dhe nuk ishin takuar që prej nisjes së dënimit të dënimit pesë-vjeçar të Davies për shpërndarje drogash.
Prokurori Donoghue tha: “Kjo tregon se i burgosuri kishte krijuar një lidhje të re pasi fotoja ishte postuar në një faqe interneti”. Në gjyqin e Cardiff-it u tha se foto tregonte Brean e Davies të përqafuar në një divan me krahët rreth njëri-tjetrit.
Donoghue tha: “Prandaj ish-gruaja e tij hetoi pak më tej dhe kuptoi se femra në foto është oficerja e burgut e burrit të saj”.
Në fillim të vitit Brean dha dorëheqjen nga posti i oficeres së burgut prej çështjes, dhe ishte arrestuar një ditë më vonë.
Donoghue shtoi: “Ajo ka pranuar se ka pasur takime të papërshtatshme me të burgosurin. E akuzuara i përshkruan ato si të rastësishme, për arsye të dy shkonin në të njëjtin vend, por insiston se nuk kanë një marredhënie seksuale dhe as marredhënie të vazhdueshme”.
Brean pranoi akuzat e sjelljes së papërshtatshme në një post publik. Ajo nuk kishte dënime të mëparshme dhe gjyqtari e dënoi me tetë muaj burg të pezulluar. Brean do të mbajë gjithashtu një zbulues elektronik gjatë kohës së dënimit dhe duhet të kryejë 10 ditë aktivitet rehabilitimi.
Top Channel