E mërkurë, 22 Prill 2020
21:30
Katër oficerë policie të vrarë nga kamioni që godet makinat e patrullës në autostradë

Katër oficerë policie kanë vdekur sot në një aksident horror në Melbourne të Australisë, kur 2 makinat e tyre të parkuara, u goditën nga kamion me trailer në zonën e Kew.

21:26
Si në filmin “Terminali”/ Studenti rus i bllokuar në aeroportin e Frankfurtit

Një student rus, që fluturoi drejt Gjermani megjithë pandeminë e koronavirusit, ka mbetur i ngujuar aeroportin e Frankfurtit. Historia e tij ngjan me atë të Tom Hanks në filmin “Terminali” ku I duhet t`i kalojë ditët e tij në zonën e tranzitit. Mihail Novosjolov ishte i vetmi person i një fluturimi të posaçëm nga Moska, të cilit iu refuzua hyrja në Gjermani.

21:23
Gjermania do testojë vaksinën/ 200 vullnetarët e parë janë të moshës nga 18 deri në 55 vjeç

Gjermania i dha dritën e  gjelbër testimit të parë klinik të një vaksine për koronavirusin. Instituti Paul Ehrlich njoftoi se rregullatori i vaksinave në Gjermani e ka miratuar testimin tek njerëzit të vaksinës së mundshme koronavirusit, e cila është zhvilluar nga kompania gjermane bioteknike Biontech dhe gjiganti amerikan farmaceutik Pfizer.

21:20
Nisin bisedimet për qeverinë e re/ Thaçi takon partitë parlamentare, nuk i shkon vetëm Kurti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nisi takimin me liderët e partive politike, përshirë këtu edhe përfaqësuesen e Lëvizjes Vetëvendosje, në përpjekje të gjetjes së një zgjidhej për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

21:15
Media, Bosnja e para në Ballkan/ Konsiderohet me median më të lirë në rajon, Kosova e dyta

Liria e medias në Ballkan, vazhdon të bjerë, me disa qeveri që po shtojnë presionin mbi mediat e pavarura ndërkohë që ushtrojnë kontroll mbi transmetuesit publikë. Raporti i ri i Reporterë pa Kufij, u publikua një ditë më parë, dhe vendet e Ballkanit perëndimor, renditën si mëposhtë:

21:12
Pirateria e “NiMI TV”/ Bllokohet në Itali, SHBA e Kanada, dëmtoi platformat Italiane dhe Digitalb

Agjencia Italiane e inteligjencës “Secure bit”, Agicom, garanti i komunikimeve ne Itali dhe platforma Digitalb gjate operacionit ndërkombëtar ‘Skuosh’ morri masa ndaj operatorit te madh te piraterisë në shtetin fqinj NiMi TV.

21:11
Kamioni përplaset me “Porsche”, humbin jetën katër policë

Një kamion ka përplasur katër policë në Melborune të Australisë, të cilët si pasojë e përplasjes kanë pësuar vdekje të menjëhershme, shkruajnë mediat e huaja.

21:07
Masat e koronavirusit; Japonia pret 100,000 tulipanë për të ndaluar grumbullimin e njerëzve që i admironin

Autoritetet japoneze thanë sot se kanë prerë rreth 100,000 lule tulipanësh për të shangur grumbullimin e admiruesve të tyre, që mund të shkaktojë përhapje të koronavirusit.

21:06
Çmimi i maskave i ndryshëm/ Farmacitë furnizohen nga kina dhe fasoneritë në vend që po i prodhojnë

Që më 9 mars kur në Shqipëri u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus, njerëzit u dyndën nëpër farmaci për të blerë produktet higjeno-sanitare. E si pasojë të papërgatitur për këtë kërkesë të lartë pati mungesë kryesisht të maskave. Madje nëpër dyert e farmacive afishoheshin njoftime “s’ka maska”.

21:03
E ëma e do Stresin të martuar, por a është Kejsi nusja e ëndrrave të saj?

Reperi Stresi ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, bashkë me mamanë, nga ku treguan eksperiencat e këtyrë ditëve në karantinë.

20:59
Si do të mbyllet viti akademik? Besa Shahini: Në fund të prillit vendimi për shkollat, kemi gati dy skenare

“Vendimin për modalitetet e përfundimit të vitit shkollor, si dhe informacione të tjera të rëndësishme për nxënësit dhe studentët, do t’i publikojmë në ditët në vijim, para fundit të prillit” kështu është shprehur ministrja e Arsimit Besa Shahini me anë të një video mesazhi të publikuar në Facebook.

20:59
Infektohet shoferi i autobusit/ 62-vjecari punon në një rrobaqepësi. e infektuar dhe bashkëshortja

Një çift burrë e grua në lagjen “5 Maji” janë vatra e fundit e identifikuar me Covid 19 në Elbasan. 62 vjeçari punonte si shofer i punëtorëve të një fasonerie dhe ky fakt ka ngritur shqetësimin e një shtimi të mundshëm të menjëhershëm të rasteve. Gjendja shëndetësore e 62 vjeçarit paraqitet e qëndrueshme, ai është vetëizoluar në shtëpinë e tij, ndërsa bashkëshortja është dërguar në spitalin Covid në Tiranë.

20:38
Rrëfehet Lyrical Son: Zoti më shpëtoi gruan nga aborti, mjekët s’dhanë shpresë!

Reperi i njohur Lyrical Son ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku tregoi rutinën e këtyre ditëve krah të shoqes dhe dy vajzave të tyre.

20:37
Paralajmërimi i 42 ekspertëve botërorë: Ja rreziku që na kanoset pas pandemisë së koronavirusit

Pasi të ketë kaluar faza akute e urgjencës së koronavirusit, ekziston rreziku që të shihni shfaqjen e një “pandemie tjetër” në të gjithë botën, këtë herë të problemeve mendore që lidhen me koronavirusin.

20:37
Koronavirusi ishte në SHBA më herët sesa ishte ditur? Mjekja: Duhen studiuar rastet e janarit

Rezultatet e reja të autopsisë treguan se dy persona në Kaliforni vdiqën nga koronavirusi në fillim dhe në mes të shkurtit, ose tre javë para se rastet e para të raportoheshin në SHBA.

20:35
“WhatsApp” bën ndryshimin që e donim të gjithë

Në këto ditë izolimi për shkak të masave që janë marrë për frenimin e pandemisë së koronavirusit, njerëzit flasin më shumë me njëri-tjetrin.

20:33
Meksika shënon rekordin prej 3000 vrasje të bandave vetëm në mars, koronavirusi faktor

Lufta e hapur mes trafikantëve meksikanë të drogave ka shkaktuar 3000 vrasje vetëm në muajin mars, duke e bërë muajin më të dhunshëm të administratës së presidentit Andrés Manuel López Obrador.

20:28
Teoritë e konspiracionit për koronavirusin; digjen kullat e rrjeteve 5G

Pamjet nga kamerat e vëzhgimit në një qendër biznesi në Holandë tregojnë një burrë me një kapele të zezë duke derdhur përmbajtjen e një bidoni të bardhë në themelin e një kulle valësh celulare. Flakët fillojnë të shpërthejnë ndërsa personi vrapon drejt makinës së tij Toyota për t’u larguar në errësirë.

20:25
Eksperimenti në SHBA/ Si shpërndahen spërklat e pështymës kur ne flasim dhe efekti i maskës

Një eksperiment ka zbuluar sesi spërklat e pështymës shpërndahen në ajër në një distancë të konsiderueshme. Këto spërkla bëhen potencialisht të rrezikshme për transmetimin e viruseve si dhe të Covid-19 tek personat e tjerë që janë afër nesh.

20:25
Po thyejnë internetin/ Këto janë 16 fotot më absurde që mund të keni parë ndonjëherë

Të gjithë kemi dëshirë t’i “dokumentojmë” momentet tona më të mira përmes fotove, por ndonjëherë rezultati është i pabesueshëm.

20:18
“Janë dakord dhe qeveria dhe presidenti”, mesazhi i Ramës për ndryshimet në Kodin Penal

Kreu i qeverisë shqiptare iu ka bërë thirrje bizneseve që janë hapur dhe atyre që do të hapen në 27 prill, që të pajisen me lejet përkatëse sipas protokollit, pasi në të kundërt do të gjobiten. Në një komunikim në ‘FB’ kryeministri tha se nuk do të tolerohet asnjë shmangie, ndërsa ka kujtuar masat e reja.

20:15
“Karantina, gabim fatal”, habit mjeku shqiptar: Pse nuk do të ketë kurrë vaksinë për COVID 19

Mjeku Agim Zeqiri, tërheq vëmendjen se situata e koronavirusit po menaxhohet në mënyrën më të keqe të mundshme. Dr. Zeqiri, vlerëson se “nuk ka, as nuk do të ketë asnjëherë vaksinë, sepse struktura antigjenike e këtij virusi është shumë jostabile dhe ai (virusi) nga një koronë kalon në koronë tjetër, pra nuk lë imunitet, njësoj si virusi i  flusë (ftohjes). Gjatë një viti mund të ftohesh disa herë, sepse virusi nuk lë imunitet pas vetes”.

20:06
Kishte bërë 44 vite burg dhe do të lirohej pas disa ditësh, vdes nga Koronavirusi

Një vrasës që kishte kryer 44 vjet në burgun e Lenox në Michigan, ka vdekur disa ditë para lirimit të tij pasi u prek nga Covid-19.

20:04
Khloe Kardashian kërkon si dhurues sperme…ish-të dashurin e saj!

Khloe Kardashian duket se e ka gjetur person e duhur për të fertilizuar vezët e saj të ngrira…ish-të dashurin Tristian Thompson!

20:04
Si t’i japësh fund stresit në pak minuta

Kur vjen puna tek parandalimi dhe trajtimi i tensionit të lartë të gjakut, një nga strategjitë më të anashkaluar është menaxhimi i stresit. Gjatë një situate stresuese, trupi prodhon ushtri hormonesh, të cilat rrisin përkohësisht tensionin e gjakut. Një gjë e tillë detyron zemrën të rrahë më shpejt dhe shkakton zgjerim të enëve të gjakut. Ndonëse nuk ka prova që stresi në vetvete shkakton tension të lartë të gjakut, stresi shpesh nxit ushqyerjen e tepërt, pirjen e alkoolit dhe prish cilësinë e gjumit.

20:00
FOTO/ Venecia si kurrë më parë! Uji i kanaleve lundruese “i kristaltë”, rikthehen gjallesat

“Pas një të keqeje vjen gjithmonë  një e mirë”, është një shprehje që gjen gjithnjë dhe më shumë vend këto kohë pandemie. Nga njëri krah ka shumë persona që humbin jetën çdo ditë. Por nga krahu tjetër izolimi ka bërë që ndotja e ajrit të reduktohet së tepërmi.

19:47
Vdes nga koronavirusi protestuesi anti-karantinë, që quante epideminë “komplot politik”

Një protestues amerikan që kundërshtonte bllokadën prej pandemisë Covid-19, ka vdekur nga koronavirusi në moshën 60 vjeçare.

19:35
ISHSH kontrolle në terren/ 19 subjekte janë dënuar me gjobë ndërsa 11 fasoneri janë pezulluar

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor – ISHSH ka njoftuar se nga data 12 mars 2020 janë kryer 581 inspektime dhe monitorime në fasoneri. 19 subjekte janë dënuar me gjobë ndërsa 11 fasonerive u është pezulluar aktiviteti.

19:34
Top Talk: Shpenzo para, shpëto ekonominë. Deviza e ekonomistit Pano Soko për të kapërcyer krizën

Ditën e sotme në Top Talk është diskutuar në lidhje me shpenzime ditore që duhet të bëjnë njerëzit për shkak të situatës së CoVid-19.

19:25
Kishin rreth një muaj në det/ Çifti mëson për koronavirusin vetëm kur…

Një çift, të cilët lanë punën e tyre në 2017 dhe blenë një anije të vogël për të lundruar nëpër botë, kishin dëgjuar shumë pak për koronavirusin dhe mësuan ç’po ndodhte me botën, vetëm kur shumë porte nuk i lejonin të ankoronin.

19:20
Rama tregon strategjinë tjetër të hapjes: Ja qytetet që do të kenë më shumë liri

Në një komunikim me qytetarët në ‘Facebook’ kreu i qeverisë Edi Rama tha se javën e ardhshme pritet që qeveria të hartojë një plan masash të tjera për sa i përket hapjes.

19:18
FOTO/ Bandat përplasen me armë në Britani

Kamerat e sigurisë në rrugë, kanë fiksuar momentin teksa një bandë e armatosur, hapi zjarr ndaj një tjetër bande, pranë një dyqani në Handsworth, të Britanisë.

19:10
FOTOT/ Si ka ndryshuar cilësia e ajrit nga izolimi i njerëzve për shkak të Covid-19

Kufizimet e lëvizjes dhe udhëtimeve nga koronavirusi kanë luajtur një rol të madh në rënien e ndjeshme të niveleve të ndotjes në Evropë gjatë muajit të kaluar, ka thënë Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA).

19:00
Amnistia e koronavirusit/ Babai vret vajzën 9-vjeçare disa ditë pas lirimit nga burgu

Muslum Aslan, 33 vjeç është arrestuar sot në Turqi për dhunën e vrasjen tragjike të bijës së tij 9-vjeçare, disa ditë pas lirimit nga burgu prej amnistisë së koronavirusit.

18:53
Rama flet për tërheqjen e padisë ndaj Bild: E bëra nga ana njerëzore

Kryeministri Rama ka reaguar për herë të parë për tërheqjen e padisë kundër gazetës gjermane Bild e cila publikoi përgjime të prokurorisë ku ishin disa eksponentë të Partisë Socialiste të përfshirë në një proces të dyshuar për blerje votash.

18:52
Rama: Deri kur të dalë vaksina do të…

“Realiteti ynë nuk do të jetë si më parë deri kur të dalë vaksina kundër koronavirusit” kështu është shprehur kryeministri Edi Rama nëpërmjet një komunikate live në Facebook me qytetarët.

18:47
Rama jep lajmin e mirë, ramë dakord me Mitsotakis për lëvizjen e….

Kryeministri Edi Rama me anë të një komunikimi në Facebook me qytetarët ka folur rreth bisedës që ka pasur me homologun e tij në Greqi. Sipas Ramës ai është dakordësuar me Mitsotakis në lidhje me strategjinë e luftës kundër Covid-19.

18:37
Top Awards/ Stresi, 4 javë në krye të listës, ja dhe sa javë i duhet të kapë rekordin e vendit të parë

Stresi vazhdon të mbajë kreun e klasifikimit të “The Top List” për 4 javë rresht, duke mos u mposhtur nga asnjë projekt i ri apo ekzistues.

18:34
Momenti kur nëna leopard udhëheq këlyshët në anën tjetër të rrugës së makinave por ata nuk i binden

Një vizitor me fat në një rezervat natyror në Afrikën e Jugut kapi pamjen e rrallë të nëne leopard e cila me durim zhvendosi këlyshët e saj të vegjël në anën tjetër të rrugës së makinave, edhe kur ato nuk i bindeshin.

18:27
Itali/ Rekord i ri të shëruarish, bie ndjeshëm edhe numri i vdekjeve

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 25085, që do të thotë janë 437 viktima në 24 orët e fundit.

18:15
Fotot e rralla/ Njerëzit në izolim për shkak të Covid-19, kafshët e egra “pushtojnë” qytetet

Pas disa javësh në izolim total në shumë qytete të botës kafshët janë të vetmet gjallesa që popullojnë rrugët. Por së fundmi janë parë që përveç kafshëve shtëpiake, në qytete kanë zbritur edhe kafshët e egra.

18:05
Pamjet e grabitjes së pikturës €3mln të Van Gogh në muzeun holandez të mbyllur prej karantinës

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur një hajdut pikturash thyen me vare disa pengesa për të depërtuar në muzeumin holandez duke vjedhur një pikturë të mjeshtrit Vincent van Gogh.

18:01
Foto/ Pikturat e famshme botërore, risillen në jetë nga njerëzit në karantinë

Piktorët ndër shekuj kanë realizuar piktura të papërsëritshme, siç mund të jetë “Monalisa” e Leonardo da Vinçit apo “The Brith Of Venus” (përshkruan shfaqjen e perëndeshës së Venusit, përtej detit)  nga Sandro Boticceli.

17:50
Top Talk/ Befason deputeti socialist, “të mbahen dritat fikur për kursim”. Beqaj: 26 000 lekë të mjaftueshme për jetesë

Ditën e sotme në Top Talk është diskutuar në lidhje me shpenzime ditore që duhet të bëjnë njerzit për shkak të situatës së CoVid-19.

17:47
U prek nga koronavirusi, rrëfimi i 28-vjeçarit shqiptar në SHBA: Më ra të fikët…

Në mesin e rreth 820 mijë të infektuarve me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara ishte edhe një shqiptar 28 vjeçar nga Nju Jorku.

17:41
Evropa përgatit hapjen e shkollave, Franca e Holanda rinisin mësimin me më të vegjlit më 11 maj

Franca e Holanda ishin vendet më të fundit evropiane që po rihapin shkollat, pas pushimeve disa-javore prej pandemisë së koronavirusit.

17:38
Virologu gjerman zbulon mënyrën më të saktë për t’u mbrojtur nga koronavirusi

Virologu gjerman dhe botëror Christian Drosten, një ekspert për koronavirus dhe një nga autorët e testit SARS, beson se imuniteti i fituar përmes infeksionit me një koronavirus tjetër gjatë dimrit gjithashtu mund të sigurojë mbrojtje kundër Covid-19.

17:34
‘Shpresë në Greqi’/  Asnjë viktimë e shkaktuar nga Covid-19 gjatë 24-orëve, ulet numri i pacientëve në terapi intensive

GREQI- Sot ka qenë një ditë shpresëdhënëse për shtetin fqinj pasi gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19.

17:22
Modeli i flokëve që nuk del kurrë nga moda (FOTO)

Një model flokësh që nuk del kurrë nga moda është padyshim topuzi.

17:21
Studimi në Itali: Koronavirusi ‘izolohet’ në lotët e të prekurve edhe pas shërimit mund të infektojë

“Sars-Cov-2, përgjegjës për pandeminë Covid-19, është gjithashtu aktiv në lotët dhe sekretimet e syve të pacientëve pozitiv me koronavirus” – kjo është ajo që del nga një hulumtim i rëndësishëm i botuar nga revista ‘Annals of Internal Medicine’ dhe realizuar nga studiues të Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive Spallanzani të Romës.

17:14
COVID-19/ Ndodhej në prag të vdekjes, mjekët shpëtojnë mrekullisht pacientin e infektuar

Një pacient i infektuar me COVID-19 në New York të SHBA-ve, është shpëtuar mrekullisht nga mjekët, teksa ishte në prag të vdekjes.

16:57
Policia shpërndan me dhunë protestën anti-izolim në lindje të Gjermanisë

Rreth 300 njerëz morën pjesë në një protestë kundër masave kufizuese të koronavirusit në qytetin lindor gjerman Chemnitz por hasën në rezistencë të ashpër nga forcat e rendit.

16:48
Nisma e ndërmarrë nga vëllezërit Prenga nga Lezha “Adopto kopshtin e një të moshuari”

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype”, Altin Prenga.

16:48
Bilanci/ Ulet numri i vdekjeve nga Covid-19 në Britani, zyrtari i lartë: Jemi në kulmin e shpërthimit

‘Ne jemi në kulmin e shpërthimit të COVID-19’ kështu ka deklaruar Matt Hancock, Sekretari i shëndetësisë në Britaninë e Madhe i cili më pas ka falënderuar publikun për “angazhimin e tyre të palëkundur” ndaj rregullave të bllokimit.

16:48
Luigi Di Maio jep lajmin e mirë dhe falenderon shqip

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio nëpërmjet një statusi në Facebook ka falenderuar vendet që kanë dërguar personel mjekësor për t’i ardhur në ndihmë vendit në këto kohë pandemie.

16:46
Ballkan/ Liria e medias vazhdon të shënojë rënie

Liria e medias ne Ballkan, vazhdon të bjerë, me disa qeveri që po shtojnë presionin mbi mediat e pavarura ndërkohë që ushtrojnë kontroll mbi transmetuesit publikë.

16:43
Këngëtarja 17 vjecare vret veten pas 3 muajsh në karantinë

Familja e një këngëtareje të re të talentuar, tha se adoleshentja ka vrarë veten pasi izolimi i koronavirusit ishte dukur për të “300 vjet i gjatë”.

16:40
Demenca e avancuar/ Holandë, ligjërohet eutanazia

Mjekët në Holandë do të mund të kryejnë eutanazinë mbi pacientët me demencë të rëndë, pa patur frikë se do të përndiqen edhe nëse pacienti nuk shpreh një dëshirë eksplicite për të vdekur – thotë gjykata e lartë e vendit.

16:34
Masat kundër Covid/ Shkelin izolimin në Rumani, 78 mln euro gjoba

Në një muaj, Rumania ka mbledhur 78 milionë euro, pasi zyrtarët i kanë vendosur rreth 200 mijë gjoba personave që shkelnin kufizimet kombëtare të ndërmarra për të penguar përhapjen e koronavirusit.

16:34
Merret vendimi nga KLGJ: Më 27 prill rifillon puna në të gjitha gjykatat

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor do të rinisë punën në të gjitha gjykatat në datë 27 Prill.

16:30
Cakaj bisedë me Danielsson: Integrimi, COVID-19, BE mbështet Shqipërinë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë ditës së sotme zhvilloi një bashkëbisedim online me Drejtorin e Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit në Komisionin Evropian, Christian Danielsson.

16:22
Trump urdhëron marinën të sulmojë anijet iraniane që “ngacmojnë” mjetet amerikane

Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se ka urdhëruar ushtrinë e SHBA të qëllojë e të shkatërrojë mjetet iraniane që ngacmojnë anijet amerikane në det.

16:14
Koronavirusi në Spanjë, zgjatet gjendja e emergjencës deri në datën …

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez thotë se qeveria e tij planifikon të fillojë zbutjen e masave të izolimit në vend, në gjysmën e dytë të majit.

16:09
Emocionuese / Të moshuarit i dhurohet një jastëk me foton e gruas së tij të ndjerë

Stafi i shtëpisë së të moshuarve në Preston, Angli vunë re se një prej tyre kishte një rutinë të veçantë para se të filnte gjumë natën.

16:02
Një i vdekur dhe 28 të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 28 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, që konsiderohet shifër e ulët nëse merret në konsideratë numri i testeve që janë kryer – gjithsej 660.

15:57
Pas puthjes me Gerin, Ina ka një kërkesë! Dëshiron tre …

Në emisionin “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishin të ftuar çifti më i ri i rubrikës “PërPuthen”, në emisionin “E Diell”, Ina dhe Geri.

15:55
Trump paralajmëron Iranin: Do të shkatërrojmë çdo anije luftarake që…

Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se i ka dhënë urdhër Marinës së SHBA të shkatërrojë çdo anije iraniane që ngacmon njësitë e saj në det të hapur.

15:49
I dërgoi mesazh kryeministrit Rama për statusin e artistit, aktori kundërshtohet nga miqtë e tij

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishin të ftuar, aktorët Neritan Liçaj dhe Genci Fuga, si edhe regjisori Robert Budina.

15:44
Thaçi i shkruan Kurtit për herë të pestë: Nuk e shfrytëzove të drejtën për formimin e Qeverisë së re

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për të pestën herë i ka dërguar letër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

15:36
Punëdore për tokën/ Borisi, 5 vjeç i bashkohet nismës digjitale

‘’Në Tropik, o në tropik’’…Këtë këngë Xhenis Mazreku e këndoi në Festivalin e Këngës për Fëmijë, në Tiranë.

15:32
Emigrantët lënë karantinën/ U izoluan në Kakavijë dy javë më parë

7 persona të tjerë kanë dalë sot nga karantina ku gjendeshin të strehuar në dy hotele ndërsa në bashkinë e Libohovës janë vendosur sot 4 personat e pare mes emigrantëve në godinën e azilit të të moshuarve Libihovë.

15:27
Përfundimi i karantinës/ Emigrantët lënë hotelet në Korçë pas 14 ditësh

Për emigrantët që vijnë nga Kapshtica dhe karantinohen në hotelet e Korçës përballimi i kostove mbetet një problem.

15:24
Ç’ndodhi në laboratorin kinez ku dyshohet se nisi gjithçka? Inspektorët i gjykuan të pakujdesshëm shkencëtarët në menaxhimin e…

Në mbi katër muaj që kur Kina raportoi një shpërthim të pneumonisë virale në provincën Hubei, koronavirusi është shtrirë pothuajse në çdo cep të botës, por ende nuk ka një përgjigje të qëndrueshme se nga ku filloi e gjithë kjo.

15:22
Dy vendimet “sekret” për lobim/ KLSH: Paratë qeveria i përdori nga Fondi i Kontigjencës

Qeveria shqiptare përmes dy vendime që mbajnë mbishkrim sekret ka pajtuar dy kompani ndërkombëtare për të lobuar për llogari të saj.

15:14
Plagosi infermieren në krye të detyrës/ Lushnjë, 36-vjeçari e qëlloi me thikë pasi …

Në qendrën shëndetësore në fshatin Kadipashaj të Lushnjes ka mbetur varur vetëm përparja e infermieres.

15:13
Malësia e Madhe, asnjë te prekur/ Sot një infektuar i ri në Shkodër, në total 100 raste me Covid-19

Pavarësisht se ndodhet mes dy vatrave te rrezikshme siç është, Tuzi dhe Shkodra, bashkia e Malësisë së Madhe fatmirësisht deri me sot, nuk ka asnjë rast qytetarësh të prekur me Covid19.

15:01
Plani i hapjes/ Manastirliu: Do të kalojë në 4 faza, masat lehtësuse me afat kohor prej 2 javësh

Duke filluar nga java e ardhshme, do të rritet me 2 orë e 30 minuta fasha orare për individët.

15:01
Dekretohen ndryshimet e kodit penal/ Meta, thirrje për transparencë dhe rritje të testeve masive

Ultimatumet e presidentit Ilir Meta në adresë të maxhorancës së kryeministrit Edi Rama janë zëvendësuar me thirrjet e të parit të shtetit për bashkëpunim, konsensus dhe transparencë.

14:46
Merret vendimi/ Më 27 prill rinis punën gjyqësori

KLGJ ka tashmë një vendim, veprimtaria gjyqësore do të rifillojë punën më 27 prill.

14:38
Kanada, shkon në 23 numri i viktimave nga sulmi në fundjavë

Në sulmin që filloi në natën e 18 prillit dhe vazhdoi deri më 19 prill në orët e pasdrekës, kanë humbur jetën 23 persona.

14:28
Ushqimet e shëndetshme që ngrenë humorin dhe mbrojnë trurin

Në periudhat kur ndiheni të stresuar, në ankth e të mërzitur është shumë e thjeshtë që të drejtoheni tek ushqimi.

14:26
Piku i Covid-19 pritet në fillim të majit? Ukraina zgjat masat shtrënguese

Masat shtrënguese të Covid-19 do të zgjaten në Ukrainë deri më 11 maj, me pretendimin se piku i pandemisë do të jetë në fillim të muajit të ardhshëm.

14:17
Vokshi: Rama blen maska të skaduara 2-fish më shtrenjtë, SPAK nuk mund të bëjë pushim

Ish- deputetja e PD, Albana Vokshi denoncon se qeveria shqiptare dhe kryeministri Edi Rama kanë blerë maska të skaduara nga 2014 dhe me 2-fish të çmimit tek e njëjta kompani farmaceutike.

14:14
Namazi i teravive në Qabe gjatë Ramazanit do të falet pa praninë e xhematit

Kryemyftiu i Arabisë Saudite, Abdulaziz Al ash-Sheikh, më 17 prill njoftoi se namazi i teravive dhe ai i Bajramit do të falen në shtëpi për shkak të COVID-19.

14:05
Gjermania miraton testimin e vaksinës anti-Covid tek njerëzit, Ambasada: Duhen kohë në daljen e një vaksine, por …

Gjermania do të fillojë testimet e para klinike në vend të një vaksine të mundshme kundra koronavirusit. Vaksina e katërt e këtij lloji në botë që merr miratimin për testimin klinik.

14:01
Mbajti në jetë Stephen Hawking, dhurohet për të prekurit me Covid-19 ventilatori i fizikantit

Ventilatori i Stephen Hawking do t’i dhurohet spitalit të Kembrixhit, “Royal Papworth Hospital” për të trajtuar pacientet e prekur nga koronovirusi.

13:58
Fotot/ Çfarë kuptohej me ‘higjienë’ 100 vjet më parë

Kanë kaluar vite, por themelet e pastrimit dhe larjes kanë mbetur më konstante sesa mund të mendonim.

13:47
Sa viktima u shënuan 24 orët e fundit? Mbi 43 mijë të infektuar nga Covid-19 në Brazil

Në shtetin e Amerikës Jugore, Brazil, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 166 vdekje si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19).

13:44
Më shumë se dyfishi i numrit zyrtar? COVID-19 mund të ketë shkaktuar mbi 41 mijë vdekje në Mbretërinë e Bashkuar

Sipas një përllogaritjeje të bërë nga Financial Times, përhapja e koronavirusit të ri (COVID-19) deri më tani mund të ketë shkaktuar vdekjen e mbi 41 mijë personave në Mbretërinë e Bashkuar.

13:42
UEFA zbut qëndrimin: Pezullimi i ligave mund të pranohet në raste të veçanta

UEFA zbuti tonet e saj sa i përket përfundimit përpara kohe të kampionateve të ndryshëm në Europë, duke lënë një dritare të hapur për pezullimin e ligave aktuale në rast se ekzistojnë kushte të veçanta që e bëjnë të pamundur përfundimin e sezonit futbollistik.

13:22
KE paketë makro- financiare prej 3 miliardë euro për 10 vende, Shqipërisë i takojnë…

Komisioni Evropian ka miratuar një propozim për një pako të ndihmës makro-financiare prej 3 miliardë eurosh (MPJ) për dhjetë vende. Propozimi vjen në krye të strategjisë ‘Ekipi Evropë’, reagimi i fuqishëm dhe i synuar i BE-së për të mbështetur përpjekjet e vendeve partnere në trajtimin e pandemisë së koronavirusit.

13:22
Kryeministri i Pakistanit i nënshtrohet testit për COVID-19

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan është testuar për koronavirus pasi mësohet se ka qenë në kontakt me udhëheqësin e një organizate bamirëse, Faisal Edhi, i cili ka dalë pozitiv me koronavirus.

13:17
Pandemia ndryshoi shëndetësinë/ Janë shtuar rastet për ankthin dhe panikun

Covid 19 ka sjellë ndryshim rrënjësor në sistemin shëndetësor. Tashmë përqendrimi më i madh është rreth pandemisë.

13:16
Rama telefonatë me Mitsotakis/ Detaje nga biseda: Athina shumë e interesuar për hapjen e kufirit, brenda majit do t’i duhen…

Një telefonatë mes kryeministrit Edi Rama dhe atij grek Kyriakos Mitsotakis është zhvilluar sot mëson Top Channel.

13:14
Vijon puna për ndërtimin e dy shkollave të reja në Kodër-Kamëz/ Veliaj: Shkolla e re “Sami Frashëri” do jetë më e fortë

Pavarësisht situatës me COVID-19 dhe nevojës për të ndihmuar çdo ditë me ushqime familjet në nevojë dhe të moshuarit e vetmuar, Bashkia e Tiranës vijon punën me projektet infrastrukturore, sidomos për ndërtimin e shkollave të reja. Duke respektuar masat e distancimit social dhe higjenës personale, puna për ndërtimin e shkollës “Nënë Tereza” në Kodër-Kamëz po vijon.

13:07
Efekti i pandemisë Covid/ Nafta Brent bie në rekordin më të ulët në më shumë se dy dekada

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, që përdoret si standard ndërkombëtar, ka rënë të mërkurën nën 16 dollarë për fuçi, që është çmimi më i ulët në më shumë se dy dekada.

13:06
“Çdo nënvlerësim do të ishte kosto”/ Meta flet për karantinimin e të riatdhesuarve dhe fasoneritë

Përgjatë konferencës për shtyp, presidenti i Republikës, Ilir Meta u pyet sa i takon të riatdhesuarve, se përse ata nuk karantinohen në kavaleshencën e Durrësit.

13:05
”Tetoja ime 99-vjeçare ‘i mbijetoi’ koronavirusit”

Në një kohë të zymtë si kjo që po përjeton e gjithë bota, lajme si kjo që do të lexoni më poshtë na lumturojnë dhe na japin më tepër pozitivitet.

13:03
Rikthehet OFL/ Vendoset sekuestro për 9 automjete dhe një pasaportë

Operacioni Forca e Ligjit ka rinisur sërish pas gjendjes që pandemia shkaktoi në vendin tonë.

12:47
A e mbështet Meta amnistinë fiskale dhe a do ketë zgjedhje të pjesshme për bashkitë pa kryetar? Ja si përgjigjet Presidenti

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu e pyeti presidentin Ilir Meta në konferencën për shtyp për dy çështje të cilat nuk morën përgjigje.