E mërkurë, 22 Prill 2020
12:17
Drejtësia në Pandemi/ Pritet të mblidhet Këshilli i Lartë Gjyqësor për të vendosur si do të vazhdohet

Në një kohë kur pandemia në vendin tonë ka ndryshuar rrjedhën e gjthçkaje e njëjta gjë ka ndodhur me Këshillin e Lartë Gjyqësor.

12:14
Shkon në mbi 57,000 numri i të infektuarve me koronavirus në Rusi

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Rusi janë regjistruar 5,236 raste të reja të koronavirusit.

12:01
“Tinguj shprese”/ Covid-19, Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura video emocionuese nga karantina

“Solidaritet përmes muzikës”, shkruan ministrja Olta Xhaçka, përkrah një videoje sensibilizuese nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura.

12:01
Shefi i pikës kufitare në Prizren në gjendje të rëndë nga Coronavirusi

Udhëheqësi doganor i rajonit të Prizrenit është pacienti me gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e prekjes nga Coronavirusi, i cili po trajtohet në kujdesin intensiv në Klinikën Infektive të QKUK-së.

11:54
Shtimi i rasteve me Covid-19 te fasoneritë, Pampuri: Dështim i qeverisë, të mbyllen dhe të mbështeten financiarisht

Në një deklaratë për shtyp, Orjola Pampuri deklaroi se përkeqësimi i situatës me fasoneritë, sa i takon Covid-19 është dështim i qeverisë.

11:54
Kosovë/ Në pritje të vendimit të presidentit Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mund të ndërmarrë qysh sot një veprim në përpjekje të gjetjes së zgjidhjes për formimin e qeverisë së re.

11:52
Fshati në mbrojtje të ujit/ Në Picar, të gjithë kundër HEC-it

Kjo është Gurra e Picarit. Dikur ajo strehonte qindra drurë shekullorë rrapi që kishin habitatin e tyre natyror përgjatë këtij lumi.

11:46
Shkollë me telefon borxh/ Ballsh, Kristina 13-vjeçare kujdeset edhe për nënën

Kristina është nxënëse ne klasën e shtatë dhe me rezultate te shkëlqyera në mësime.

11:43
Jo vetëm në Nju Jork/ Varr masiv për viktimat e koronavirusit edhe në Milano

Në lagjen Musocco të Milanos prehen në një varr masiv viktimat e koronavirusit që nuk janë reklamuar deri më tani nga familja, nuk kanë askënd apo janë emigrantë të huaj që kanë mbetur të bllokuar në territorin italian për shkak të izolimit.

11:37
Holanda zgjat pezullimin e sportit, Eredivisie drejt mbylljes

Federata Holandeze nuk ka ndërmend që të vijojë sezonin futbollistik në Eredivisie.

11:32
CoVid-19/ Ja 5 zonat në vend ku të gjithë të prekurit e kanë mundur virusin

Ministria e Shëndetësisë tha se gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 356.

11:22
Viktima e 27/ Detajet, 71-vjeçari prej dy javësh i intubuar

Është shënuar viktima e 27 nga CoVid-19 në vend.

11:21
Kampionati austriak drejt rinisjes, ekipet në stërvitje

Kampionati austriak i futbollit pritet të jetë ndër të parët që rikthehet të luhet pas pauzës së shkaktuar nga pandemia coronavirus.

11:15
“Lëngu i artë”/ Fantastike! U trajtua me plazmën e të shëruarve, gruaja shtatzënë fiton betejën me Covid-19

Një nënë e re italiane ka mundur të shërohet nga Covid-19 duke lënë kështu dyert e spitalit në rajonin e Lombardisë, pas trajtimit me plazmaterapi, mundësuar nga gjaku i dhuruar prej pacientëve që fituan betejën me koronavirusin. Ajo është nga rastet e rralla në botë që i nënshtrohet terapisë, edhe pse shtatzënë.

11:15
CoVid-19/ Thellohet bilanci! 634 të prekur, shënohet viktima e 27

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit 1 qytetar ka humbur jetën nga COVID-19, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar në 634.

11:04
9 ditë në koma nga Covid/ E “mbijetuara” ka një mesazh për protestuesit në SHBA

Zëri i Leah Blomberg është ende i dobët pasi ka mbajtur një tub në fyt për nëntë ditë.

10:54
Shkencëtarët britanikë thirrje: Na duhen vullnetarë për testimin e vaksinës së koronavirusit te njeriu

Studiuesit e vaksinës koronavirus në Londër po kërkojnë vullnetarë që të marrin pjesë në testimet njerëzore në qershor.

10:52
Bota në izolim/ “Netflix” regjistron 16 mln abonentë të rinj

Netflix ka parë numrin e të regjistruarve të rritet këtë vit ndërsa izolimet në të gjithë botën po i mbajnë njerëzit në shtëpi, dhe ata duan të kalojnë kohën.

10:48
Me koronavirus! Infektohen 8 foshnja në një jetimore të Tokyo-s

Tetë foshnja nga një jetimore në Tokio po mbahen në monitorim pasi rezultuan pozitive me Covid-19, sipas një deklarate nga Spitali Saiseikai i qytetit.

10:45
Studim: Koronavirusi mund të bëhet si gripi sezonal/ Distancimi fizik, i domosdoshëm

Parashikimet nga specialistët sugjerojnë, që masa periodike e distancimit fizik, mund të bëhet e domosdoshme nëse koronavirusi i ri bëhet një dukuri sezonale, shkruan Medical News.

10:45
Edhe Gjermania si SHBA, kërkon sqarime nga Pekini në lidhje me origjinën e virusit

Edhe Gjermania ka vepruar njësoj si SHBA. Ministri për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim i Republikës Federale të Gjermanisë, Gerd Müller, kërkon një përgjigje zyrtare dhe një sqarim të hollësishëm nga Kina mbi pandeminë COVID-19.

10:31
Papa Françesku: Lutem për unitetin evropian

Papa Françesku është lutur për unitetin evropian gjatë meshës së hershme të mëngjesit.

10:30
Raporti nga OKB: Koronavirusi mund të dyfishojë varfërinë

Programi i Ushqimit Botëror nga OKB-ja paralajmëroi se impakti në ekonomi që ka shkaktuar koronavirusi mund të dyfishojë numrin e të varfërve në më shumë se 265 milionë persona.

10:27
3.5 kg kokainë/ Sjellje e dyshimtë, ndalohet furnitori shqiptar i kafesë në Itali- qentë antidrogë shqyejnë sediljet e makinës

42-vjeçari shqiptar, Erando Mara është arrestuar në flagrancë nga autoritetet italiane të Firences, nën akuzën e trafikut të kokainës.

10:20
Kamomil, qumësht dhe kanellë – Ëmbëlsohuni dhe shëroni trupin

Kamomili është një nga çajrat më të përhapur në botë, ashtu si edhe në Shqipëri.

10:17
Vala e dytë e coronavirusit në SHBA pritet të “shfaqet” gjatë dimrit, mund të jetë më e fuqishme sesa e para

Vala e dytë e virusit COVID-19 pritet të “shfaqet” në Shtetet e Bashkuara gjatë dimrit, dhe mund të jetë shumë më e fuqishme sesa e para, kjo për faktin se do të shfaqet në sezonin kur viruset janë më prezent.

10:13
Kura shekullore për pastrimin e gjakut dhe forcimin e imunitetit

Përpara mjekësisë moderne, qytetërime të ndryshme kanë shfrytëzuar dhuratat bujare të natyrës për të shëruar dhe trajtuar sëmundje të ndryshme.

10:07
“Kjo pandemi nuk do t’i heshtë zërat tanë”, Ambasada e BE-së, mesazh në Ditën e Tokës

Ambasada e Bashkimit Europian ka dhënë një mesazh të rëndësishëm, në ditën ndërkombëtare të ditës së Tokës, i cili vjen edhe në një kohë të vështirë kur vendi përballet me COVID-19.

10:07
18 milionë euro pasuri/ Palestra, furra buke, lojëra fati- Goditet klani i rrezikshëm mafioz në Itali

Është goditur një ndër klanet më të rrezikshme mafioze në Itali, të cilit i janë sekuestruar miliona euro pasuri kriminale.

10:02
Sot mbledhja politikë-sport, pritet të vendoset për rifillimin e kampionatit

Në Itali sot pritet të mbahet një takim mes aktorëve të politikës dhe përfaqësuesve të futbollit, ku pritet të merren vendime të rëndësishme për fatet e sezonit 2019-2020 i ndërprerë në fillim të marsit për shkak të pandemisë Covid-19.

09:59
Kryeministri i Spanjës synon të lehtësojë masat e bllokimit në maj

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez thotë se qeveria e tij planifikon të fillojë të përmbysë masat e bllokimit të vendit në gjysmën e dytë të majit, raporton Reuters.

09:49
Lindi 8 javë para kohe, foshnja lufton koronavirusin

Tracy Maguire kujton momentin kur pa mjekët të futnin një shtupë në hundën e foshnjës së saj tre javshe për ta testuar për koronavirusin.

09:47
Bilanci botëror! Mbi 2,5 milionë të infektuar me Covid-19 dhe më shumë se 177 mijë viktima

2,560,063 të infektuar me Covid-19 në mbarë globin; kjo është shifra aktuale e regjistruar nga Worldometers.

09:32
Irani: Kemi lëshuar një satelit në orbitë

Garda Revolucionare e Iranit tha se ka dërguar me sukses një satelit ushtarak në orbitë, pas disa muajsh të përpjekjeve të dështuara.

09:30
Rritje e lehtë e numrit të të infektuarve me koronavirus në Gjermani

Gjermania tha se ka regjistruar edhe 2,237 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

09:23
“Koronavirusi s’e ndal dot pranverën”/ Meta në Ditën e Tokës: Për një të ardhme pa maska dhe ilaçe duhet…

Në Ditën e Tokës, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar përmes një mesazhi pozitiv, po aq sa edhe sensibilizues.

09:15
Plagosje me armë në rrugën Radhimë-Orikum, arrestohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim

Përmes bashkëpunimit të policisë me qytetarët në Vlorë, është bërë i mundur arrestimi i një 36-vjeçari të kërkuar për ngjarjen e 8 prillit 2020.

09:03
Pozitive! Tjetër rast në Kurbin, rezulton me koronavirus punonjësja e fasonerisë

Një tjetër rast me Covid-19 është shënuar në Kurbin.

08:53
18 raste të reja brenda 24 orëve/ Fasoneria në Krujë burim infeksioni, zbulohet një tjetër vatër

Në 24 orët e fundit, Kruja regjistron edhe 18 raste të reja të prekura nga SARS-CoV-2.

08:45
Rritet bilanci në lagjen-vatër të Elbasanit/ 2 raste të reja me Covid-19, burrë e grua

Është thelluar bilanci në lagjen-vatër të Elbasanit.

08:39
“Gënjeu botën”/ Koronavirusi, shteti amerikan padit Kinën!

Shteti amerikan i Misurit po padit qeverinë kineze për mashtrim të qëllimshëm sa i takon koronavirusit, për të cilin thotë se ka çuar në humbje të rënda ekonomike.

08:22
Misteri Covid-19/ “Pacienti zero” punonte në laboratorin kinez? Ç’thuhet nga shkencëtarët

Në mbi katër muaj që kur Kina raportoi një shpërthim të pneumonisë virale në provincën Hubei, koronavirusi është shtrirë pothuajse në çdo cep të botës, por ende nuk ka një përgjigje të qëndrueshme se nga ku filloi e gjithë kjo.

08:22
Trump njofton një pauzë 60 ditore në lëshimin e kartave jeshile

Presidenti Donald Trump njoftoi të martën atë që ai e përshkroi si një “pezullim të përkohshëm të imigracionit në Shtetet e Bashkuara”. Por ai tha se urdhri ekzekutiv që ai planifikon ta nënshkruajë të mërkurën do të vlente vetëm për ata që kërkojnë qëndrim të përhershëm dhe jo për punonjësit e përkohshëm.

08:15
Kush rrezikohet nga virusi? 3 të panjohurat e mëdha që komplikojnë kthimin në normalitet

Rihapja e ekonomisë amerikane është e ndërlikuar nga disa pikëpyetje shqetësuese shkencore për koronavirusin, pikëpyetje këto që tejkalojnë logjistikën nëse ka teste të mjaftueshme në dispozicion.

08:14
Rëndohet situata në Krujë, 18 raste të reja me Covid-19

Rëndohet situata e koronavirusit në Krujë. Mësohet se së fundmi janë shënuar edhe 18 raste të reja.

07:54
Vazhdojnë reshjet dhe uljet e temperaturave, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të shumta të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin.

07:40
Eksperti i shëndetësisë në SHBA: Vala e dytë e infektimeve me Covid-19 mund të jetë më agresive

Një ekspert i shëndetësisë në SHBA ka paralajmëruar se vala e dytë e infektimeve mund të jetë më e keqe se kjo aktualja, pasi ajo ndoshta do të përkonte me fillimin e sezonit të gripit.

07:16
Sulmi në Kanada/ Rritet bilanci, shkon në 23 numri i viktimave

Ka arritur në 23 numri i të vdekurve nga sulmi që ndodhi të dielën në Kanada. Ndër viktimat është edhe një 17 vjeçar të cilin policia nuk e ka identifikuar ende.

06:45
Shteti amerikan padit Kinën për pandeminë e koronavirusit

Shteti amerikan i Missouri-t ka paditur qeverinë kineze dhe Partinë Komunisë që ndodhet në pushtet për krizën globale të shkaktuar nga koronavirusi.

06:22
Zbutja e hithrave në shtëpi, disa sekrete për të përfituar shëndet

Hithra është një barishte e famshme përvëluese. Ajo nuk të gërvisht, por të përcëllon. Disa njerëzve, hithra u djeg më shumë se të tjerëve, por në çdo lëkurë që ajo prek, kjo barishte lë gjurmë e njolla. Për fat të mirë, kjo armaturë e hithrës bie, në momentin që e fusim në ujë të nxehtë.

06:06
Zbulimi interesant, si e mbron zemrën vaji i ullirit

Kur njeriu ushqehet, në gjakun e tij rritet niveli i një proteine që njihet si apolipoprotein A-IV, e cila luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e atakut në zemër dhe ishemisë. Rritja e nivelit të kësaj proteine ndodh kryesisht kur njeriu konsumon vaj ulliri ose ushqime me yndyrna të pangopura. Së fundmi, studimet kanë zbuluar se kjo proteinë parandalon edhe bllokimin e enëve të gjakut. Një gjë e tillë mund të shkaktojë atak në zemër, ishemi ose vdekje të parakohshme.

05:49
Mënyrat e duhura për të larguar stresin

Kur vjen puna tek parandalimi dhe trajtimi i tensionit të lartë të gjakut, një nga strategjitë më të anashkaluara është menaxhimi i stresit. Gjatë një situate stresuese, trupi prodhon një ushtri hormonesh të cilat e rrisin përkohësisht tensionin e gjakut. Sipas të dhënave kjo e shtyn zemrën të rrahë më shpejt dhe shkakton zgjerimin e enëve të gjakut.

05:28
Pse drithërat e plota janë të shkëlqyera për parandalimin e diabetit

Një studim shkencor i kohëve të fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org sugjeron se njerëzit që hanë më shumë drithëra të plota çdo ditë janë më pak të rrezikuar nga diabeti i tipit 2. Për disa vite me rradhë, shkencëtarët e Universitetit Chalmers në Gothenburg analizuan të dhënat e 55 mijë njerëzve për të kuptuar ndikimin e drithërave të plota tek kjo sëmundje.

05:17
Austria planifikon hapjen e restoranteve më 15 maj

Austria do të lejojë hapjen e bareve, restoranteve dhe kishave më 15 maj, nëse numri i të infektuarve me koronavirus nuk rritet sërish, ka thënë kancelari austriak, Sebastian Kurz të martën.

04:51
Johnson dhe Trump diskutojnë rreth luftës kundër koronavirusit

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka biseduar përmes telefonit me presidentin amerikan, Donald Trump, teksa vazhdon trajtimin e tij kundër koronavirusit.

04:34
Numri i të burgosurve në Nju Jork, më i ulëti në 70 vjet

Numri i të burgosurve në Nju Jork ka rënë nën 4,000 për herë të parë në 70 vjet në kohën e pandemisë me koronavirus, ka thënë kryetari i këtij vendi Bill de Blasio.

04:14
OBSH: Nuk ka të dhëna për lëshim të koronavirusit nga laboratori

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se të dhënat tregojnë që koronavirusi e ka origjinën nga kafshët, duke hedhur poshtë raportimet se është prodhuar në ndonjë laborator kinez.

04:00
Teoritë e konspiracionit për koronavirusin; digjen kullat e rrjeteve 5G

Pamjet nga kamerat e vëzhgimit në një qendër biznesi në Hollandë tregojnë një burrë me një kapele të zezë duke derdhur përmbajtjen e një bidoni të bardhë në themelin e një kulle valësh celulare. Flakët fillojnë të shpërthejnë ndërsa personi vrapon drejt makinës së tij Toyota për t’u larguar në errësirë. Është një skenë që është përsëritur me dhjetëra herë në javët e fundit në Evropë, ku teoritë e konspiracionit që lidhin rrjetet e reja celulare 5G dhe pandeminë e koronavirusit, po nxisin sulme zjarrvënëse ndaj kullave të valëve celulare.

03:42
A do t’i japë fund globalizimit COVID-19? Jo kaq shpejt, thonë ekonomistët

Ekonomistët janë praktikisht të një mendimi në vlerësimin e tyre se ndikimi i koronavirusit do të sjellë një recesion global që krahasohet me Depresionin e Madh në thellësinë e tij. Por ka arsye për të besuar se sapo virusi të jetë nën kontroll, tregjet financiare do të mëkëmben shumë më shpejt sesa në vitet 1930.

03:23
Analistët: Askush nuk fiton nga rënia e tregut të naftës

Koronavirusi i ka dhënë një goditje të rendë sektorit global të naftës. Me ndërprerjen e lëvizjeve fizike dhe turizmit, ka pasur një rënie drastike të konsumit të karburantit, duke bërë që të mbushen depozitat dhe çmimet të bien nën zero. Kjo situatë, thonë analistët do të godasë investimet dhe vendet e punës në këtë sektor. Çmimet e naftës shkuan ranë nën zero të hënën, si rezultat i pandemisë që i ka detyruar njerëzit të mbyllen në shtëpi dhe të ndalin aktivitete të rendësishme konsumi:

03:00
SHBA/ Covid-19, industria e mishit të derrit 5 miliardë dollarë humbje

Pas durimit të mosmarrëveshjeve të zgjatura tregtare dhe mungesës së krahut të punës, fermerët amerikanë prisnin që më në fund këtë vit do të kishte rritje të çmimeve mes rritjes së kërkesave të brendshme dhe të jashtme për produktet e tyre. Në vend të kësaj, mbyllja e restoranteve për shkak të koronavirusit ka kontribuar në një humbje prej rreth 5 miliardë dollarësh për industrinë, dhe pothuajse brenda natës miliona derrave të grumbulluar në ferma u ra vlera. Disa fermerë kanë vendosur të vrasin derrat e vegjël sepse rënia drastike e shitjeve nënkupton se nuk do të ketë vend të mjaftueshëm për të mbajtur kafshë shtesë në kushtet kur hapësirat ekzistuese po ngushtohen gjithnjë e më shumë.

02:38
Kush do ta paguajë koston financiare të koronavirusit?

Një pjesë e madhe e rinisë evropiane iu përgjigj me seriozitet thirrjes për distancim fizik dhe për t’u mbyllur në shtëpi, në përpjekje për të kontribuuar për kufizimin e përhapjes së sëmundjes. Por tani ky brez po ndjehet gjithnjë e më nervoz e i shqetësuar për të ardhmen dhe situatën ekonomike, thonë ekspertët. Ekspertët thonë se rezultati ekonomik i pandemisë mund të krijojë konflike mes brezash.

02:21
Senati miraton paketën e ndihmës ekonomike prej afro 500 miliardë dollarësh

Senati amerikan miratoi një paketë ndihme ekonomike prej afro 500 miliardë dollarësh të martën, pasi Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë ranë dakord për të ripërtërirë një fond pagash për biznesin e vogël dhe siguruar fonde të reja për spitalet dhe testimin.

01:59
Angli/ Hoqi vetë dhëmballën, në kushtet e karantinës dentistët nuk vizitojnë dot pacientët

Stomatologët britanikë paralajmëruan se pacientët po mbeten pa u trajtuar ndërsa qendrat e emergjencave përballen me një mungesë të theksuar të pajisjeve mbrojtëse.

01:25
Serbia bllokon kamionët e Kosovës/ Abdixhiku: Veprim i pashembullt në kohë pandemie

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit në Kosovë, Lumir Abdixhiku njoftoi se autoritetet serbe kanë bllokuar kamionët e mallrave nga Kosova. Në një përgjigjje dhënë Radios Evropa e Lirë, ai tha se “Kamionët e Kosovës janë ndaluar në Serbi.

01:06
Kosovë, 604 të infektuar dhe 18 të vdekur nga Covid-19

Edhe në Kosovë po normalizohet situata e koronavirusit. Sipas njoftimit të IKSHPK me datë 21 prill janë testuar 191 raste ku vetëm 6 kanë rezultuar pozitivë.

00:37
Kosova luan në vjeshtë, “Play off” u shty nga pandemia e koronavirusit

Tifozët e futbollit kosovar dhe simpatizantët e dardanëve në mbarë trojet shqiptare do të duhet të presin të paktën edhe 6 muaj për të parë fazën e Play Off për europianin.

00:16
Nuk udhëton dot në SHBA? Basha u përgjigjet akuzave në Open: Gënjeshtër dhe trillim i PS

Së fundmi në rrjet ka qarkulluar një lajm ku thuhej që Lulzim Basha nuk mund të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I ftuar në Open në Top Channel, Basha u përgjigj edhe këtyre akuzave duke i quajtur një mashtim dhe gënjeshtër e Partisë Socialiste.

E martë, 21 Prill 2020
23:57
Amnistia fiskale/ Basha në Open: Nuk bëhet për emigrantët, por për pastrim parash

Lulzim Basha në një lidhje live në Open në Top Channel hodhi akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Basha tha se qeveria nuk ka një plan për të zgjidhur krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

23:39
Drejtoresha e tatimeve në Open: 60 mijë aplikime në paketën e parë për ‘pagën e luftës’, ja sa kanë përfituar

Në pjesën e tretë të emisionit Open në Top Channel ishte e ftuar drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ku foli për mënyrën se si do bëhet aplikimi i pagave të luftës.

22:52
“Proces i improvizuar dhe kuturu”/ Basha: S’mund të jem dakord me një qeveri që vepron në kushtet e një regjimi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli në Open në Top Channel duke thënë nuk mund të jetë dakord me një qeveri që vepron në kushtet e një regjimi.

22:45
Habit burri në Britani, vishet si “superhero” dhe del të bëj bamirësi

Një burrë nga Essex, i Britanisë së Madhe, ka dalë për të bërë pazar, i veshur me një kostum të personazheve të “mbinatyrshëm”, që shpesh shohim nëpër filmat vizatimorë.

22:42
Britani/ Gruaja “thyen” karantinën dhe kryen marrëdhënie me shtatë burra për një orë

Kirie Redfield, nga Yorkshire e Britanisë të madhe, theu karantinën dhe pretendon se ka kryer marrëdhënie seksuale me shtatë burra, për më pak se një orë, brenda një fugoni kampingu.

22:27
Basha akuza Ramës: Nuk zgjidhet kriza nga “Facebook”, nuk do ta duartrokasim udhëheqësin si në Korenë e Veriut

Lulzim Basha ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. Basha tha se qeveria nuk ka një plan për të zgjidhur krizën.

22:20
Gazetarja ishte duke raportuar live nga shtëpia, filmon aksidentalisht bashkëshortin duke bërë dush

Melinda Meza, moderatore e lajmeve në një televizion lokal, në Kalirfoni të SHBA-ve, filmoi aksidentalisht bashkëshortin e saj duke bërë dush, teksa ishte duke raportuar në një lidhje direkte nga shtëpia.

22:15
Basha akuza të forta qeverisë nga Open: Pse janë sekret tenderat për blerjen e pajisjeve të testimit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli në Open në Top Channel duke thënë se qeveria po kryen vjedhje edhe në kohën e pandemisë. Sipas Bashës qeveria vazhdon të mbajë të fshehta tenderat për blerjen e testeve.

22:13
Fotot/ Metoda gjeniale e rumunit, si trafikonte shqiptarët në Angli

Një shofer rumun kishte gjetur një metodë të pazbuluar më parë në fshehjen e shqiptarëve në Angli.

22:06
Një vend i mistershëm azitik ka blerë gjuajtësit e lehtë kinezë FTC-2000G

Mediat kineze raportonin sot se një vend aziatik ka nënshkruar kontratën e blerjes së gjuajtësve të lehtë FTC-2000G duke u bërë klienti i parë i ketyre avionëve luftarakë kinezë, jashtë Afrikës.

22:02
Mposhti koronavirusin, mjeku i njohur jep lajmin e mirë: Me rritjen e temperaturave Covid-19 do të dobësohet

Mjeku Roland Xhaxho është shëruar nga COVID-19. Këtë e ka bërë të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

21:58
Mjeku Roland Xhaxho tregon në “Open” momentet në Infektiv: Shumë pacientë vuanin nga…

Mjeku i njohur reanimator, Roland Xhaxho ka dale sot nga spitali. Ai bëri një lidhje në “Open” në Top Channel ku foli për momentet që kaloi gjatë kohës që i shtruar në spitalin Infektiv.

21:57
Basha: Rama na talli, ja dy problemet që mbahen të fshehta

Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi në emisionin OPEN në Top Channel se është meritë e qytetarëve zbatimi  i masave kundër koronavirusit dhe jo e qeverisë. Kryedemokrati dha se karantinë ka 2 mijë vjet që aplikohet, ndërsa pyeti “çfarë merite ka qeveria”.

21:53
Mposhti koronavirusin, flet mjeku i njohur: Ja si u infektova, mund ta kem marrë nga ajri

Mjeku i njohur reanimator, Roland Xhaxho ka dalë sot nga spitali. Ai bëri një lidhje në “Open” në Top Channel ku tha se tani është i shëruar dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

21:53
Basha në Open: 5 javë pas pandemisë qeveria pa plan, numri i testimeve akoma është i ulët

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli në një lidhje direkte në Open në Top Channel ku përsëri hodhi akuza ndaj qeverisë për numrin e testimeve.

21:46
Të paktën 9 të vrarë në sulmin “pa diskriminim” në kryeqytetin e Libanit

Të paktën nëntë njerëz, duke përfshirë dhe dy fëmijë, janë vrarë sot nga një sulmues në jug të Beirutit, në atë që autoritetet thanë se është sulmi më i rëndë masiv në historinë e Libanit.

21:32
Lushnjë/ Infermieria i shkon në shtëpi për t’i bërë gjilpërën nënës, djali e godet me thikë

Një ngjarje shokuese është regjistruar në Lushnjë ku një 36 vjeçar ka plagosur me thikë infermieren që ka shkuar për t’i bërë gjilpërën nënës së tij të sëmurë.

21:28
Ambasada e SHBA: Marrëveshja Kosovë-ENTSO, siguri më e madhe energjetike në rajon

Ambasada e SHBA-ve ka uruar Kosovën për arritjen e marrëveshjes me Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO) dhe anëtarët e Grupit Rajonal të Evropës Kontinentale lidhur me kushtet që duhet plotësuar për t’u lidhur me rrjetin elektrik evropian.

21:16
Plazh mes koronavirusit/ Zgjidhjet “inteligjente” mund të përfshijnë banjo dielli në kuti plastike

Presidentja e BE ka thënë se së shpejti njerëzit do të mund të udhëtojnë në kontinent, me kusht që vendet të gjejnë mënyra për zbatimin e distancimit social, edhe nëse kjo do të thotë banjo dielli në kuti të veçuara.

21:16
Bundesliga përgatit rinisjen e sezonit në kohë rekord!

Pritjes së gjatë po i vjen fundi. Tifozët e futbollit gjerman shumë shpejt mund të shohin skuadrat e tyre të zemrës të zbresin sërish në fushë. Bundesliga bëhet gati të rinisë sezonin futbollistik 2019-2020.

21:14
Përmirësohet gjendja në Spanjë, klubet mund të rinisin stërvitjen në fillim të majit!

Në Spanjë ka shenja të qarta përmirësimi dhe kuptohet qartë që numri i rasteve të infektuar me koronavirus apo dhe personave që kanë humbur jetën me virusin COVID-19 ka rënë ndjeshëm, e për rrjedhojë drejtuesit e futbollit të këtij vendi po mendojnë gjithmonë e më shumë për rikthimin e sportit më të dashur në rruzull. Kështu klubet e Primera Division-it janë informuar për mundësinë e rikthimit në fushë, për të nisur fazën stërvitore, pas një mbledhjeje të mbajtur ndërmjet emisarëve të ligës dhe drejtuesve të qeversisë spanjolle.

21:12
Covid-19/ Kompania belge: Kemi krijuar testin e antitrupave 100% të saktë, rezultati në 15 minuta (Fotot)

BELGJIKË- Një firmë bioteknike belge pretendon se ka zhvilluar një test të antitrupave për koronavirusin që sipas tyre është 100 përqind i saktë.

20:37
Epike/ Gjermani blen bukët me kallam peshkimi në kufirin francez

Një rezident gjerman ka gjetur një mënyrë të re për të blerë bukën e përditshme në kufirin me Francën, duke respektuar masat e distancës prej koronavirusit.

20:36
Indonezi/ Kishte pirë alkool, dënohet me tre muaj burg dhe 40 goditje me thupra

Gjashtë persona u goditën rreth 40 herë me thupër në provincën Aceh, të Indonezisë, një ceremoni kjo që ndryshe nga herët e tjera, ishte e kufizuar, për shkak të koronavirusit. Një çift i pamartuar dhe katër persona që kishin pirë alkool, janë goditur nga 40 herë me thupër, si masë ndëshkimore ndaj “gabimit” që kishin bërë.

20:35
Itali/ Gruaja shtatzënë kurohet me plazma dhe fiton betejën me koronavirusin

ITALI- Një grua shtatzënë me vajzën e saj të dytë ka mposhtur koronavirusin në Mantua.

20:10
Marrëdhënie seksuale me të miturën, arrestohet 72-vjeçari në Sarandë

Policia e Sarandës ka njoftuar se një 72-vjeçar është arrestuar pasi ka kryer në kohë të ndryshme marrëdhënie seksuale me një 17 vjeçare po nga ky qytet.

20:08
Covid-19/ Lajmi i mirë nga Britania e Madhe: Të enjte nis testimi i vaksinës tek njeriu

BRITANI E MADHE  – Britani e Madhe ditën e enjte do të fillojë testimin e vaksinë Covid-19 tek njeriu.

20:03
Bergamo/ Një kishë në Itali jep lajmin e mirë, për herë të parë pas 40 ditësh nuk kishte asnjë viktimë

Një varrezë në epiqendrën e koronavirusit në Itali, Lombardi, nuk ka pasur asnjë arkivol për herë të parë në 40 ditë, pas një muaji plot me viktima të pandemisë.

19:53
Raporti i Reporterëve pa Kufij, Basha: Nismat e qeverisë përkeqësuan lirinë e medias

TIRANË-  Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar raportin e Reporterëve pa Kufij për lirinë e medias, ku sipas këtij raporti Shqipëria ka humbur 2 pozicione dhe bën fajtore qeverinë.

19:36
Krujë/ Gjendet i vdekur në banesë një 39 vjeçar, policia: Dyshohet për…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kroi Madh, Krujë, ku një person është gjetur i pajetë. Sipas informacionit paraprak, policia dyshon se ai është  vetëvrarë.

19:31
Dy ish-deputetet e PD: Fasoneritë si bomba me sahat për Covid-19,  në Krujë 67 të infektuar me koronavirus brenda tre ditëve               

Dy ish-deputetet e Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe Oriola Pampurkanë qenë të pranishmr ditën e sotme në qytetin e Krujës pranë një fasonerie.

19:27
Ukrainë/ Kanibali vret të dashurën dhe e pjek

Një kanibal 41-vjeçar, i identifikuar vetëm me emrin e parë Oleksandr, është kapur nga policia ukrainase pasi kishte vrarë të dashurën e tij dhe po pregatitej për të ngrënë pjesë nga trupi i saj.