“Rrënjë Shqiptare” dhe Marin Mema pas Shijakut, dorëzojnë shtëpi të reja ne Tapizë, Bubq, Ishëm

22/07/2020 16:16

Pas rindërtimit të shtëpive të reja në Likesh të Shijakut, organizata Rrënjët Shqiptare dhe gazetari Marin Mema i dorëzuan çelësat e shtëpisë së re edhe familjes Qehaja në fshatin Tapizë të Krujës.

Si pasojë e tërmetit të nëntorit 2019, shtëpia e vjetër e kësaj familje u shkatërrua plotësisht duke u shpallur e pabanueshme nga autoritetet.

Por vetëm disa javë më pas, nisi rindërtimi i saj dhe sot kjo shtëpi 100 metra katror  me një vlere rreth 3 milionë lekë ju dorëzua familjes Qehaja me 5 anëtarë.

Marko Kepi : Je sot këtu në Tapizë tek familja Qehaja ku me organizatën Rrënjët Shqiptare kemi grumbulluar fonde që të rindërtojmë shtëpitë e prekura nga tërmeti këtu në Shqipëri dhe familja Qehaja ishte një ndër ato shtëpi që ishte me në nevojë dhe sot jam shumë i lumtur që me këtë fond që kemi grumbulluar kjo është shtëpia e katërt që ne kryejmë dhe jemi shumë të gëzuam që familja Qehaja të mos jetojë më në çadër, por të gëzojë këtë shtëpi të re me gjeneratat e ardhshme.

Marin Mema :  Mbaj mend se kur erdhëm në këtë vend në dhjetor të vitit 2019, kjo shtëpi ishte tërësisht e rrëzuar dhe pjesëtarët e familjes qëndronin në atë pjesë që kishte mbetur me shpresën se diçka do të ndryshonte. Më vjen mirë që sot gjithçka ka ndryshuar. Ne po u dorëzojmë këtë shtëpi të re për të treguar edhe një herë se do t’i shkojmë deri në fund angazhimit që kemi marrë përballë shqiptarëve. E kemi thënë edhe më parë këto janë fondet e mbledhura nga shqiptarët me mundin dhe sakrificën e tyre. Ndaj ne do t’i shkojmë deri në fund këtij misioni , e kemi quajtur mission sepse edhe njëherë dua të ripërsëris duam të tregojmë që ka shqiptarë ka të rinj që gjërat duan t’i bëjnë shumë ndryshe nga ç’janë bërë deri më tani.

Më pas Marin Mema dhe Marko Kepi kanë qenë në fshatin Bubq, ku ne tre javë pritet të dorëzohet një tjetër banese e re e shkatërruar pas tërmetit të nëntorit 2019.

Ne ndërkohë grupimi ka bërë të njohur edhe projektin madhor të rindërtimit në zonën e Ishmit një nga më të prekurat prej tërmetit. Projekti i hartuar nga arkitekti Elis Baba diplomuar në Universitetin e Romës në Itali, synon jo vetëm të strehojë 44 familje, por edhe ti sigurojë një mundësi zhvillimi të gjithë kësaj zonë pjese e bashkisë Durrës.

Ky projekt pret vetëm përfundimin e të gjithë etapava të detyruara ligjore për të nisur më pas punën sa më shpejtë në realizimin e plotë të tij. Organizata Albanian Roots dhe gazetari Marin Mema në bashkëpunim, pas tërmetit të nëntorit mblodhën përmes dhurimeve një shifër prej rreth 1,6 milionë dollarësh dhe vetëm pak javë më pas nisën punën për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara në disa zona.

Top Channel