Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini
23/04 11:58
Një grua në SHBA, ka befasuar jo pak me veprimin e kryer. Asaj i kishte rënë kuleta në një pellg me ujë, të tejmbushur me aligatorë, ndërsa ajo së bashku me djalin e mitur pranë, nuk ka ngurruar të fusë dorën në pellg e të kërkojë kuletën e humbur.
Ngjarja është shënuar në parkun Safari North Widlife, në Minesota. Sipas personit që ka kryer videon, djali i gruas ishte i frikësuar dhe disa herë i kërkoi të ëmës që të largoheshin nga aty.
Por gruaja insistonte dhe për të trembur zvarranikët hidhte vazhdimisht gurë në drejtim të tyre.
Pas disa tentativash gruaja ka arritur të merrte atë që kërkonte dhe shihet duke u larguar e qetë së bashku me djalin.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.
Top Channel