Para një viti u dënua me burgim të përjetshëm/ Habit El Chapo, kërkon të dalë nga burgu…

22/07/2020 20:37

Joaquin Guzman Loera, i njohur ndryshe si El Chapo, u dënua me burgim të përjetshëm një vit më parë, por tashmë shpreson që apeli do të mund ta nxjerrë nga burgu amerikan “Supermax”.

El Chapo, ish-udhëheqësi i kartelit meksikan, Sinaloa, ishte i njohur si zotëria më famëkeq dhe më i fuqishëm i drogës në botë, shkruan CNN.

Ai u shpall fajtor për 10 akuza të trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe vrasjeve. Avokati i El Chapo-s, Mariel Colon, u shpreh për CNN se Guzman dëshiron me çdo kusht lirimin dhe se ai është duke punuar në këtë drejtim.

Ata po planifikojnë të apelojnë aktgjykimin, në mënyrë që të anulojnë dënimin përpara afatit, por shanset për të dalë nga burgu janë tepër të vogla. Prokurorët e quajtën atë një “udhëheqës të pamëshirshëm dhe të etur për gjak”.

Gjithashtu dhe dëshmitarët pohuan gjatë gjyqit se Guzman urdhëroi dhe ishte pjesëmarrës në tortura e vrasje të anëtarëve të karteleve të tjera.

Top Channel