I gjithë vendi është i mbështjellë nga misteri dhe errësira, si nga ana praktike ashtu dhe figurative.

Nuk janë shumë të huajt që mund të hyjnë në Korenë e Veriut, aq më pak perëndimorët, pa siguruar më parë një vizë të paguar shtrenjtë dhe të kontrolluar në detajet më të imëta.

Por fotografi Eric Lafforgue ka arritur të vizitojë disa herë një nga vendet më të pazakonta duke grumbulluar një koleksion mjaft interesant fotosh, si nga ato të ligjshme dhe ato gjysmë ilegale.

Fotot që mund të sillnin kundërshtimin e autoriteteve, fotografi i fshihte në karta të vogla memorieje që i nxorri fshehtas jashtë vendit.

Në këtë mënyrë Lafforgue mund të ndante Korenë e Veriut më të gjithë botën, në një mënyrë siç nuk ishte parë përpara. Në galerinë e mëposhtme Lafforgue shoqëron pamjet me komentet përkatëse …

FOTO GALERI
1/13
Gruaja mes turmës së ushtarëve. Në vend nuk lejohet të merren fotot e ushtarakëve

Top Channel