Verona është një nga surprizat më të bukura të sezonit aktual të kampionatit italian, pasi erdhi nga Seria B dhe menjëherë ndërtoi një skuadër konkurruese, duke siguruar mbijetesën shumë herët dhe duke garuar deri para pak ditësh edhe për një vend në kupat e Europës.

Një merita jashtëzakonisht të madhe për këtë ka edhe trajneri 45-vjeçar kroat Ivan Juriç, i cili u ul në pankinë në mesin e qershorit të viti të kaluar dhe arriti të ndërtojë një skuadër shumë të fortë, duke ndërthurur forcën e të rinjve si Kumbulla e Amrabat, me eksperiencën e Velosos e Faraonit.

Kur kanë mbetur edhe 4 javë deri në fund të kampionatit, Verona dhe trajneri kroat kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të zgjatur bashkëpunimin mes tyre deri në verën e 2023-shit, me një kontratë të re të përmirësuar ndjeshëm në termat financiarë.

Merr fund kështu dëshira e Fiorentinës për të nënshkruar me Juric, ndërsa ky i fundit do të duhet të nisë përgatitjet për sezonin e ri, ku do të planifikojë zëvendësuesit për emra si Rrahmani e Amrabat të shitur tashmë, por edhe të tjerë si Kumbulla që janë me valixhet gati.

Top Channel