Rita Ora shfaqet me bluzën seksi, e ëma i lë komentin epik në shqip: Hajde ta qepi… (FOTO)

22/07/2020 13:33

Ajo e kaloi karantinën duke punuar për projektet e reja muzikore. E Rita Ora bëri shaka se po shpërqendrohej nga procesi për shkrimin e teksteve të reja, teksa pozoi pranë një arushi gjigant prej pelushi.

Këngëtarja e famshme u shfaq e veshur e gjitha me të zeza dhe mjaft sportive. Ajo që binte në sy ishte bluza e saj, ku i tregonte barkun jashtë më shumë seç duhet.

E këtë detaj e ka vënë re edhe mamaja e saj, Vera Ora, e cila i ka lënë edhe një koment në gjuhën shqipe, ashtu siç vetëm ajo di t’i bëjë.

“❤️?Tu paska shkep bluza Rit, hajde ta qepe mami ?”, i shkruan ajo me shaka, ashtu siç i komenton edhe herë të tjera në fotot e saj.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel