Shtëpia e përdoruesve të drogës/ Elbasan, një godinë e braktisur është bërë kërcënim për banorët e zonës

23/07/2020 15:28

Brenda pak ditësh Top Channel zbuloi një tjetër vend të përdorimit të drogës në Elbasan.

Pas denoncimit të qytetarëve, nuk ishte e vështirë të identifikoje një tjetër vend burim infeksioni dhe rreziku në mes të lagjes në qendër të qytetit.

Kjo shtëpi e braktisur shumë vite më parë ndodhet në lagjen 11 nëntori në Elbasan. Ajo tashmë është shndërruar në vend të rrezikshëm për banorët ngjitur me të.

Në periferi apo në qendër të qytetit, vende të tilla janë kthyer në strehëza të përdoruesve, por duket se për autoritetet të tilla vende janë të padukshme dhe asnjë masë nuk merret ndërsa qytetarët duhet të përballen çdo ditë, jo vetëm me infeksionet e mundshme, por edhe me rrezikun që sjellin frekuentuesit e këtyre vendeve.

Top Channel