Titulli i Liverpool, festa piroteknike me stadium bosh

23/07/2020 13:33

Liverpul përjetoi një festë elektrizuese në ndeshjen e fundit të zhvilluar në stadiumin Anfild Roud këtë sezon, në ceremoninë zyrtare për dorëzimin e titullit.

Por pritja prej 3 dekadash për Reds meritonte një impiant të tejmbushur, dhe jo shkallët e vakëta që u mbushën me zhurmë artificial dhe fishekzjarre.

Liverpul fitoi 5-3 kundër Celsit duke star5tuar festën për fronin e futbollit anglez, që mungonte prej vitit 1990. Kupa e dorëzuar në duart e kapitenit Henderson, nga legjenda e Liverpulit Keni Dalglish, ishion imazhet më të bukura.
200 tifozë sfiduan autoritetet jashtë stadiumit Anfild Roud për të festuar pavarësisht kufizimit për shkak të masave ndaj koronavirus, por asgjë më shumë se kaq.

Liverpul kampion i Premier Ligës në kohë pandemie, një titull që do të mbahet mend jo vetëm për dominimin e Reds, por gjithashtu për ndërprerjen që vendosi në dyshim zhvillimin e sezonit dhe dorëzimin e trofeut në fushë, dhe jo në tavolinë.

Top Channel