Capital T dhe Adrola Dushi mund të jenë çifti më i ri në showbizin shqiptar.

Aludimet nisën pasi reperi postoi një foto me modelen bukuroshe në plazh, duke e shoqëruar edhe me një “emoji” me zemër në përshkrim.

Fotoja është rishpërndarë edhe nga Adrola në story.

Dyshimet për një romance të mundshme mes dyshes u shtuan kur ylli i “DMP” komentoi në një foto të ish-Missit shqiptar sërish me një zemër, dhe kjo e fundit është përgjigjur njësoj.

Kujtojmë se Capital T ishte edhe i pranishëm në festën e ditëlindjes së Adrolës në jug të Shqipërisë ku të ftuar ishin vetëm personat nga rrethi i saj i ngushtë familjar e shoqëror.

Krahas spekulimeve për një lidhje të mundshme nuk mund të përjashtojmë faktin se dyshja mund të jenë duke bashkëpunuar për klipin më të ri të reperit, pjesë e albumit “Skulpture”.

Top Channel