SPAK i komunikon sot akuzën gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci

23/07/2020 12:12

TIRANË- Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e sotme pritet t’i komunikoj akuzat dhe t’a marrë si të pandehur gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha bën me dije se seanca do të mbahet në orën 13:00 në SPAK.

Daci arriti të fitojë betejën në Apelin e Posaçëm, ku iu hoq pezullimi nga detyra, të vendosur nga Shkalla e Parë.

Top Channel