I infektuar me Covid-19? Kadri Veseli: Pas disa simptomave të lehta dhe dyshimeve që …

23/07/2020 13:09

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është testuar për COVID-19 pas disa simptomave që i janë paraqitur.

Veseli deklaroi se tashmë është vetëizoluar dhe po pret rezultatet. Ai bën një apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat.

“Të nderuar qytetarë,

Pas disa simptomave të lehta dhe dyshimeve që potencialisht mund të jam infektuar me Sars-CoV-2, sot e kam bërë testin.

Në përputhje me rekomandimet e institucioneve, jam vetizoluar deri në konfirmimin e rezultatit.

Apeloj te të gjithë qytetarët që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!

Kadri veseli”.

Top Channel