Ilustrim

Dy shtetas janë vënë nën pranga për vepra të ndryshme penale.

Një 43-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, shtetasit Sh.P.

Gjithashtu, është ndaluar shtetasi në kërkim K.N., 19 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”.

Durrës

Vijon puna nga ana e strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale”Dhunë në familje ” dhe ndalohet një tjetër shtetas për veprën penale “Vjedhja “.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin H.P., 43 vjeç, banues në Arapaj, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, shtetasit Sh.P.

Gjithashtu, është ndaluar shtetasi në kërkim K.N., 19 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka vendosur masën e sigurisë
“Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Top Channel