Juve përgatit festën, sot titulli kampion ndaj Udinese

23/07/2020 13:36

Saktësisht 12 sezone pasi Alesandro Del Piero u shpall shënuesi më I mirë në serinë A, Kristiano Ronaldo do të kërkojë të vendosë sërish një lojtar të Juventus në fronin e bomberit më të mirë.

Sot në mbrëmje bardhezinjtë kanë shansin të mbyllin edhe matematikisht diskutimin për titullin, pasi mund të ulen në fron për herë të 9 radhazi.

“Match Point” i skuadrës torineze vjen sot në orën 19:30 në fushën e Udinezes në ndeshjen që për publikun shqiptar do të vijë përmes platformës Digitalb. Nëse fiton ndaj friulanëve, Juventus do të festojë titullin.

Llogaritë në javët e mbetura të serisë A u thjeshtuan pas barazimit 0-0 të Interit në stadiumin San Siro kundër Fiorentinës, rezultat që i lë zikaltërit në vendin e tretë. Protagonist absolute ishte portiere Terraçiano që neutralizoi gjitrhcka, duke përfshirë rastet e pastra të Lukaku, Barela dhe Sançez.

Kështu sot në mbrëmje, Juventus mund të marrë titullin 3 javë nga fundi, nëse triumfon ndaj Udinezes dhe shkon në kuotën 83 pikë, shifër e pakapshme për Atalantën si kërcënimi kryesor I mbetur në letër.

Top Channel