Plagosje me thikë e falsifikim parash, arrestohen dy të rinj në Sarandë

23/07/2020 13:38
Ilustrim

Sarandë- Një i ri nga Kosova është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për ‘Falsifikim parash. I arrestuari është D.SH 20-vjeç banues në Prishtinë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë në Sarandë, pasi ditën e djeshme në lagjen nr. 1 Sarandë, 20 vjeçari ka blerë disa gjëra në një dyqan, duke i dhënë shitësit një kartëmonedhë me prerje 50 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Ndërkohë Ditën e sotme, rreth orës 12:10, në një restorant në Ksamil është goditur me mjet prerës për motive të dobëta shtetasi K. K., 23 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. Kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.

Top Channel