E premte, 24 Korrik 2020
17:37
“Ditë zie për të krishterët, “Erdogan e bëri atë që tha”/ Greqia reagon ndaj hapjes së Shën Sofisë për namaz

Falja e namazit të xhumasë tek Shën Sofia, tashmë xhami, hasi në reagime në Greqi.

17:37
FOTO/ Pandemia i ndryshoi jetën! Infermierja seksi merr pjesë në “Miss Anglia 2020”

Një infermiere në Britaninë e Madhe, e cila gjatë kësaj periudhe ka qenë në frontin e parë në luftën ndaj COVID-19, ka rrëfyer së fundmi se ka aplikuar për të marrë pjesë në kurorën e vajzës më të bukur në Angli.

17:25
Balla reagon pas deklaratës së Yuri Kim: Asgjë nuk mund të ndaloj drejtësinë e re

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së ambasadores së SHBA, Yuri Kim.

17:21
Rritje rekorde e numrit të rasteve me koronavirus në Poloni

Polonia regjistroi në 24 orët e fundit 458 raste të reja me koronavirus, që është shifra më e lartë ditore në më shumë se një muaj.

17:10
Riatdhesohen 109 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë.

Vijojnë operacionet e riatdhesimit vullnetar të shtetasve që kanë kërkuar azil në një nga vendet e hapësirës Schengen.

17:07
U mor i pandehur nga SPAK, KPA pezullon Luan Dacin

Kolegji i Posaçëm i Apelimit në mbledhjen e sotme vendosi pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.

17:02
Jennifer Lopez mbush 52 vjeç, mediat e “respektojnë” me fotot më të nxehta të karrierës, nga ato me bikini te filmat erotikë

Dihet se Jennifer Lopez është një nga femrat më seksi të planetit. Por në moshën 22 vjeçare J-Lo nuk e dinte se do të merrte botën përpara pas rolit të parë të kërcimtares Fly Girl në filmin “In Living Color” në vitin 1991.

17:01
PDK dhe VV kërkojnë dialog për njohje, Hoti thotë se kanë platformë Kushtetutën

Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj ka propozuar që të nxirret një rezolutë në Kuvendin e Kosovës për dialogun për të mos pasur në tavolinën e negociatave me Serbinë bisedime për çështje teknike, por vetëm njohje reciproke.

16:58
FOTO/ Mendoi se i rrëmbyen nipin e mitur, burri del në rrugë krejtësisht i zhveshur dhe…

Një burrë në Britaninë e Madhe është parë të dalë krejtësisht i zhveshur nga shtëpia, pasi mendoi se po i rrëmbenin nipin.

16:53
​6 të vdekur dhe 129 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore, nga Covid-19 kanë humbur jetën 6 persona, ndërsa janë regjistruar 129 raste të tjera pozitive me këtë virus.

16:46
Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 5 viktima dhe 104 raste të reja

5 viktima të tjera janë shënuar nga covid-19 dhe 104 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit.

16:42
Filmat e rinj/ Walt Disney shtyn prezantimin

Walt Disney ka shtyrë prezantimin e tre filmave të rëndësishëm çka përbën një tjetër telash për operatorët e kinemave që e kanë gjetur veten në vështirësi të mëdha për shkak të pandemisë.

16:38
“Për ata që shpresojnë se drejtësia nuk do të vijë kurrë”/ Yuri Kim me mesazh të fortë: Ëndrra juaj nuk do të bëhet realitet!

Ambasadorja amerikane Yuri Kim në një status në twitter ka bërë një reagim të fortë për reformën në drejtësi dhe më specifikisht për Byron Kombëtare të Hetimit.

Reagimi i ambasadores vjen në një kohë kur pritet të vendoset se kush do ta marrë drejtimin e kësaj të fundit.

16:27
Parashikimi i Johnson-it/ Kriza e Covid-it kalon mesin e 2021

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha të premten se mendonte se vendi do të kalojë krizën e koronavirusit nga mesi i vitit 2021, por frika e tij ishte se do të kishte një goditje të dytë të pandemisë.

16:10
Italia dhe Kosova kërkojnë të forcojnë partneritetin ekonomik

Ambasada e Italisë në Prishtinë dhe Zyra kompetente ITA/ICE Agjencia për promovimin jashtë vendit dhe ndërkombëtarizimin e kompanive, së bashku me Unioncamere Veneto – CCIAA Treviso-Belluno ∣ Dolomiti sot organizuan webinar-in me temën “Kosova, Partneriteti dhe Mundësitë – Forcimi i partneritetit publiko-privat mes Kosovës dhe Italisë veri-lindore përtej Covid-19”. Ngjarjen e ndoqën mbi 120 përfaqësues të institucioneve dhe kompanive italiane e kosovare.

15:56
Gjykata e Oregonit kufizon veprimet e agjentëve federalë

Një gjykatës ka nxjerrë një urdhër që kufizon veprimet e agjentëve federalë të dislokuar në Portland të Oregonit.

15:51
Ndodh mrekullia te “Geraldina”, nëna e re pa disa organe sjell në jetë vajzën shëndosh e mirë

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojes Sociale Ogerta Manastirliu, nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, ku është hapur një pavion i veçantë për nënat e dyshuara apo të prekura nga COVID19, deklaroi se të gjitha masat e marra në maternitete kanë rezultuar efikase për mbrojtjen e nënave dhe bebeve nga epidemeia e shkaktuar nga SARS COV2.

15:49
Tamponi te privati për pushime/ Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar vendimin

Jo vetëm Instituti i Shëndetit publik por me vendimin e djeshëm të komitetit të ekspertëve, edhe laboratorët privatë do të lejohet të kryejnë testin e tamponit por arsyeja e vetme do të jetë për udhëtim. Do të shërbejë si “leje kalimi” nëse rezultatet do të jenë negative.

15:44
Çmim mirënjohje për Digitalb/ Motivacioni i Institutit Kanadez të Teknologjisë: Për aplikimin e teknologjisë më të fundit

Instituti Kanadez i Teknologjisë i dedikon Digitalbit çmimin e mirënjohjes për kontributin e spikatur në aplikimin e teknologjive më të përparuara të informimit dhe komunikimit digjital.

15:39
Komisioneri Publik ankimon konfirmimin në detyrë për gjyqtaren e Apelit të Gjirokastrës, Miranda Andonin

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK, për gjyqtaren e Apelit të Gjirokastrës, Miranda Andonin.

15:35
Johnny Depp/ Provat sensacionale tregojnë se ish-gruaja ka rrahur edhe motrën e saj Whitney Henriquez

Një video e bujshme e shfaqur sot në gjykatën e Londrës tregonte motrën e ish-gruas së Depp, Amber Heard që i tregonte miqve të saj shenjat e dhunës në trup e në fytyrë.

15:27
Si po shkatërrohet biodiversiteti/ Inertet dhe ujërat e zeza në Liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna

Inertet dhe ujërat e zeza po shkatërrojnë biodiversitetin në Liqenin e Shkodrës dhe në lumin Buna.

15:19
Pranga njeriut të Ndranghetas / Kush është Bujar Sejdinaj, i njohur si  “Xhaxhai” që u arrestua në operacionin e drogës

Anti-mafia shpesh ka dhënë alarmin për aleancën e Ndragetës edhe me krimin shqiptar kryesisht në fushën e drograve si kokainë dhe hashash.

15:10
Erdogan udhëheq lutjen e parë islamike pas kthimit të Shën Sofias në xhami

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan iu bashkua sot turmave të mëdha për lutjen e parë muslimanë në ikonën e Stambollit Shën Sofia, pas rikthimit të saj në xhami.

15:00
Ekskluzive/ Presidenti ambasadorëve: Parlamenti të tërhiqet nga ndryshimi i Kushtetutës

Presidenti Ilir Meta, në takimin me ambasadorët e vendeve të BE u paraqiti një dokument në Anglisht që disponohet nga gazetari  Top Channel, Muhamed Veliu.

14:53
Filmat e rinj, Disney shtyn prezantimin

Walt Disney ka shtyrë prezantimin e tre filmave të rëndësishëm çka përbën një tjetër telash për operatorët e kinemave që e kanë gjetur veten në vështirësi të mëdha për shkak të pandemisë.

14:49
Sërish viza gjermane për ata me kontratë pune, por edhe pengesa

Shumë vetë presin për një vizë pune për të ardhur në Gjermani. Po si qëndron puna aktualisht me dhënien e vizave në ambasada? Dhe a po e ndryshon kriza e Coronës nevojën e Gjermanisë për fuqi punëtore nga jashtë?

14:48
Mrekulli gjatë pandemisë/ Heroi i vogël i sëmundjes së madhe

Kuzey tre vjeç, djali i çiftit Şengezer, me banim në Adana, kërkoi kujdes mjekësor për shkak të temperaturës së lartë.

14:44
Harry dhe Meghan, padi paparacëve për fotot e Archie-t

Harry dhe Meghan, duka dhe dukesha e Saseksit, po padisin paparacët për disa fotografi që i kanë bërë djalit të tyre, Archie.

14:43
Hoti në Parlament/ Kryeministrit raporton për dialogun

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës përsëriti qëndrimin e tij se dialogu me Serbinë është për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve.

14:40
Selfie me maska/ Tajvan, suksesi ndaj pandemisë

Në një studio të errët, Jane Chen, tërheq maskën nga fytyra e saj, merr frymë thellë dhe shtyp butonin e aparatit për një projekt arti që dokumenton se si Tajvani ka përballuar krizën e koronavirusit.

14:32
Teknologjia 5G/ Komisioni Evropian: BE të zgjerojë rrjetin e furnizuesve

Vendet e BE-së duhet të ndërmarrin veprime urgjente për të zgjeruar listën e furnizuesve të tyre me teknologjinë 5G, tha Komisioni Evropian të premten.

14:20
Daut Haradinaj: Evropën e kemi mike, por ne i besojmë Amerikës

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka shprehur qëndrimet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku kryeministri Avdullah Hoti po raporton për dialogun me Serbinë.

14:18
Lajçak i quan produktive bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se “diskutimet politike të kësaj jave (Kosovë-Serbi) në nivel ekspertësh mbi personat e zhdukur dhe personat e zhvendosur ishin produktive dhe konstruktive”.

14:16
Shtatë banja dhe një koleksion kitarash, brenda banesës 6 milionë dollarë të Maddonna-s (FOTO)

Këngëtarja me famë botërore, Madona, ka vendosur që të tregojë pak imazhe nga shtëpia e saj luksoze në Lisbonë.

14:05
​Hoti uron kryeministrin e porsazgjedhur të Kroacisë, Andrej Plenkoviq

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti i ka dërguar një telegram urimi kryeministrit të porsazgjedhur të Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

14:03
Tentuan të vrasin dy persona në plazhin e Velipojës, arrestohen autorët

Shkodër- Kanë rënë në pranga dy autorët e ngjarjes së rëndë që ndodhi gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Velipojë.

14:02
​Hoti: Marrëveshja me Serbinë do të jetë në përputhje me Kushtetutën

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, deklaroi se marrëveshja finale me Serbinë do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

13:56
Shumë elegante me bikini, nëna 56-vjeçare e Rita Orës “çmend” fansat me fizikun (FOTO)

Prej disa javësh ajo është në vijën e parë të NHS-së për të punuar në shëndetit psikiatrik mes krizës së pandemisë së koronavirusit.

13:48
Imazhet e rralla që zbulojnë se sa e bukur ishte jeta para se të shpikëshin “smartphone”-t (FOTO)

Është gjithmonë kënaqësi që të zbulosh detaje të bukura rreth të kaluarës. Është interesante të shikosh se si visheshin, me çfarë merreshin dhe qeshja që i bënte akoma më tërheq njerëzit.

13:45
Yuri Kim në Lagunën e Kune-Vain të Lezhës: SHBA ka ndihmuar me 1.8 milionë dollarë për turizmin

Ambasadorja amerikane Yuri Kim e ftuar nga ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi ka qenë në Lagunën e Kune-Vain të Lezhës.

13:37
Fier/ Mashtronte kredimarrësit dhe paratë i merrte vetë, arrestohet 31-vjeçari

Fier- Një person ka rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për falsifikim dokumentesh. I arrestuari është E. B., 31 vjeç, banues në Lushnje. (Punonjës i një fondacioni financiar jobankar).

13:30
Thaçi: Bisedimet me Serbinë të mos zbresin në nivel teknik

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bëri thirrje të premten që bisedimet me Serbinë të mos zbresin në nivel teknik, meqë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë politike.

13:25
Avionë privatë dhe jahte luksoze, brenda jetës magjepsëse të rusëve të pasur të Londrës (FOTO)

Në vitet nëntëdhjetë, shumë manjatë të biznesit rus u zhvendosën në Mbretërinë e bashkuar, pasi Bashkimi Sovjetik u rrëzua në 1991-n.

13:19
Bleona Qereti “ndez” Parisin me fustanin provokues (FOTO)

Këngëtarja Bleona Qereti, është shumë e pëlqyer dhe e ndjekur në rrjetet sociale. Ajo ndan herë pas here me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, duke rrëmbyer vëmendjen me linjat atraktive.

13:12
Sot kalon në Këshillin Bashkiak, ja si do të quhet Ura Vajgurore nga ky moment

Bashkia Ura Vajgurore sot quhet Dimal. Propozimi për ndryshimin e emrit erdhi nga disa intelektualë të zonës dhe zë fill tek qyteti antik i periudhës Ilire, rrënojat e së cilës u zbuluan në kodrën e qytetit.

13:08
FOTO/ Me maskë në fytyrë, Erdogan falet për herë të parë te “Shën Sofia”

Besimtarë të shumtë u mblodhën sot te “Shën Sofia” për të falur namazin e së premtes. Mes besimtarëve ishte edhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, i cili mbante një maskë të bardhë në fytyrë.

13:07
Covid-19 mbyll maternitetin në Berat, dy infermiere rezultojnë pozitive! Infektohet edhe një kasap

BERAT-Në qytetin e Beratit janë shënuar tre raste të reja me COVID-19. Mësohet se dy prej të infektuarave janë infermiere, ku njëra punon në Maternitet.

12:57
Tërmeti i la pa strehë, Veliaj i dorëzon çelësat e banesës së rindërtuar familjes Ramaliu

Tërmeti i shtatorit dhe më pas ai i nëntorit e nxorri të pabanueshme banesën ku jetonte familja e 81-vjeçares, Sulltane Ramaliu në Njësinë 3.

12:50
Çmenduritë e motit, stuhia përmbyt Milanon (FOTO)

Një stuhi e fuqishme ka goditur Milanon prej mëngjesit të sotëm. Autoritetet kanë marrë shumë telefonata për ndihmë, pasi ishin përmbytur nga uji, kryesisht në zonat veriore mes Sesto San Giovanni dhe Cinisello Balsamo.

12:37
​LVV “pro” heqjes së kufizimit për të përfituar pensionistët kontributdhënës

Deputeti nga radhët e Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka theksuar se janë “pro” heqjes së kufizimit për të përfituar pensionistët kontributdhënës, por që sipas tij kjo çështje mund të përfundonte me një akt administrativ nga një ministër, pa pasur nevojë për kuvend.

12:34
Kultivim, shitje narkotikësh dhe vjedhje/ Kush janë tre të piketuarit e radhës nga OFL-ja (EMRAT)

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

12:33
Pas Ambasadorëve, Meta thërret Bashën në Presidencë: I kërkova të vazhdojë punën në Këshillin Politik

TIRANE- Presidenti, Ilir Meta, pas takimit me ambasadorët e BE në vendin tonë, ka zhvilluar një edhe me kreun e PD-së Lulzim Basha.

12:30
Thiago Silva mund të rinovojë me PSG

Muaj më parë mediat franceze e kanë bërë fakt të kryer largimin e Thiago Silvas nga Paris Saint Germain në fund të këtij sezoni.

12:29
​Thaçi ndan “Urdhrin e Pavarësisë” për Latif Kryeziun

Presidenti Hashim Thaçi, ka shkuar për ngushëllime në familje e biznesmenit Latif Kryeziut, i cili vdiq ditë më parë.

12:26
Moratoriumi i ri për gjuetinë/ Federata e gjuetarëve është kundër: Do të mbledhim 20 mijë firma

Federata e Gjuetarëve te Shqipërisë është kundër vendosjes se një tjetër moratorium 5 vjeçar të ndalimit të gjuetisë, siç ka deklaruar Ministri Klosi.

12:19
Takimi me Ambasadorët, reagon Meta: Çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm

Presidenti, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me takimin që kishte në Presidencë me Ambasadorët e Delegacionit të BE, të vendeve anëtare dhe të Mbretërisë së Bashkuar të akredituar në Tiranë.

12:15
Rriten infektimet në Spanjë, turistët anulojnë pushimet

Turistë të shqetësuar kanë anuluar dy të tretat e prenotimeve të tyre në hotelet në Sspanjë ndërsa vendi po përballet me një valë të re rastesh të koronavirusit.

12:10
Ndotja plastike, shkencëtarët lëshojnë alarmin

Nëse bota do të ndërmerrte një përpjekje të menjëhershme dhe të koordinuar globalisht për të reduktuar konsumin tonë të plastikës, sërish do të kishte rreth 1.3 miliardë tonë plastike që do të ndotnin ambjentin deri në 2040.

12:01
‘Paligjshmëri dhe kontroll politik me kreun e BKH’, Paloka:  Kandidatja e vetme Aida Hajna, nën hetim penal për korrupsion

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka hedhur akuza ndaj garës për kreun e Byros Kombëtare të Hetimit duke thënë se po bëhet paligjshmëri dhe po kontrollohet politikisht.

12:00
Ekskluzive/ Presidenti i ankohet ambasadorëve për ligjin e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Mësohen detaje se çfarë presidenti Ilir Meta bisedoi me ndërkombëtarët.

11:44
Durrës/ Ndalohen 3 shtetas të shpallur në kërkim për …

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për goditjen e paligjshmërisë.

11:43
Zbardhet skema e mashtrimit/ I ndërhyri në e-mail, ‘hacker-i’ i merr rreth 90 mijë euro biznesmenit shqiptar

TIRANË- Një biznesmen shqiptar ka rënë pre e mashtrimit, ku si pasojë një ‘hacker’ ka mundur t’i marrë një shumë prej 89550 euro.

11:41
“Goditja e krimit të organizuar”, Meta dekreton ligjin, Presidenca: Administrimi i pasurive të sekuestruara duhet …

Presidenti i Republikës ka dekretuar me shpallje Ligjin nr. 85/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar”.

11:36
Johnson: Kriza e koronavirusit përfundon nga mesi i 2021-ës

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se vendi do të kalojë krizën e koronavirusit nga mesi i vitit 2021, por frika e tij ishte se do të kishte një goditje të dytë të pandemisë.

11:26
Foto/ Pjesë e trafikantëve të 400 kg kokaine, kush është ‘xhaxhai’, përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri e Ballkan

Ky që shihni në këtë foto është Bujar Sejdinaj, i quajtur “Xhaxhai”, përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit dhe në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze “Bellocco”.

11:21
Grabitet çifti i të moshuarve në Gjirokastër, hajduti hyri nga dritarja e tualetit …

Dy të moshuar janë grabitur në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “Kodra e Shtufit”.

11:11
Filipine, 4 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit

Së paku katër persona të Forcave ajrore filipinase kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri të enjten vonë në veri të këtij vendi.

10:57
Thaçi dhe Hoti: Jo dialog teknik, por politik për njohje reciproke

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thonë se objektivi i dialogut me Serbinë është njohja reciproke.

10:56
Kapen me kanabis, arrestohen tre persona në Fier

Fier- Tre persona janë vënë në prangat e policisë për shkak se janë kapur me një sasi të konsiderueshme kanabisi.

10:49
Meta 60 minuta takim në Presidencë me ambasadorët e vendeve të BE

Për më shumë se 60 minuta presidenti Ilir Meta ka mbajtur një takim me ambasadorët e Anglisë, Gjermanisë, Spanjës dhe Italisë.

10:46
Ndërron jetë një i ri, MSH: Ishte asimptomatik nga COVID19

Një tjetër person i prekur nga Covid-19 ka ndërruar jetë ditën e sotme. Mësohet se viktima është një i ri i moshës 27-vjeçare nga qyteti i Kavajës.

10:42
Publikohen datat për ndeshjet në Europa League 2020/21

UEFA ka zyrtarizuar datat për sezonin e ri të Europa Leagues, kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në rang klubesh, teksa gjithçka do të startojë më 20 gusht me raundin para-eliminator.

10:42
Tiranë/ Arrestohen tre persona, ja për çfarë akuzohen…

Tiranë – Tre persona janë vënë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale.

10:29
Mbi 9.5 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i personave të shëruar në mbarë botën nga COVID-19 ka tejkaluar shifrën 9,5 milionë.

10:24
Thaçi e Hoti diskutojnë rreth dialogut

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti ka thënë se në tavolinën e diskutimit me Serbinë duhet të jenë SHBA dhe Bashkimi Evropian.

10:10
Zaptim toke e ndotje ajri, vihen nën hetim dy persona në Durrës

Durrës – Dy persona janë proceduar penalisht për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale.

10:09
Berat/ Ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes, pranga 31-vjeçarit

Një 31-vjeçar nga Berati është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

10:06
Kultivim i bimëve narkotike, procedohet në gjendje të lirë Kryeplaku i fshatit (Detajet)

Është goditur një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, këtë herë në Poliçan të Skraparit.

09:59
Luhet java e 35-të, Partizani-Vllaznia dhe Kukësi-Skënderbeu duelet më interesante!

Sezoni 2019-2020 i Kategorisë Superiore po i drejtohet fundit me shumicën e verdikteve finale që janë dhënë tashmë, megjithatë mbetet për t’u përcaktuar skuadra që do të shkojë në play out dhe ekipi i fundit që do të sigurojë një biletë për në Europa League.

09:51
Kosovë/ COVID-19 u merr jetën edhe dy mjekëve

Sëmundja e COVID-19 ua ka marrë jetën edhe dy mjekëve të njohur kosovarë.

09:49
I vihet tritoli një lokali në Burrel

MAT- Një sasi e vogël tritoli ka shpërthyer në një biznes në qytetin e Burrelit.

09:45
Rudina Hajdari konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin Politik: Të bisedojmë për ndryshimet Kushtetuese…

Deputetja opozitare në Kuvend, Rudina Hajdari, ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në Këshillin Politik.

09:36
Vazhdon të rritet numri i viktimave dhe rasteve me COVID-19 në Brazil, Meksikë dhe Indi

Për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.311 vdekje, në Meksikë 718 dhe në Indi 740.

09:25
Trump anulon një pjesë të Konventës së Republikanëve për shkak të pandemisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka anuluar Konventën e Partisë Republikane, e planifikuar të mbahet në Florida, për shkak të situatës me pandeminë e koronavirusit dhe rritjes së numrit të të infektuarve në SHBA.

09:17
Raporti: Tentakulat e krimit të organizuar nga Ballkani Perëndimor

Një raport i fundit i Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, arrin në përfundimin se grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor po veprojnë gjithnjë e më shumë në botë, megjithëse rajoni vetë është një treg relativisht i vogël për krimin e organizuar.

09:13
Sot hapet Shën Sofia, besimtarët do mbajnë lutjen e së premtes në Xhami

Faljet e të premtes do të mbahen në Shën Sofinë historike në Stamboll për të parën herë që kur muzeu i famshëm u rikthye në xhami.

09:13
​Regjisori që përqesh SHBA-të, tani bën film me trillime ruso-serbe

Një regjisor amerikan që ka realizuar një film që pretendon se qet në shesh një zakon të keq amerikan, tani ka marrë mbështetjen financiare të Serbisë që ta krijojë filmin e ideve propagandistike ruse e serbe lidhur me fabrikimin e tregimit për “trafikimin e organeve të serbëve nga shqiptarët” gjatë luftës së Kosovës.

09:11
Vazhdon seanca për Telekomin dhe më pas Hoti raporton rreth dialogut

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot vazhdojnë seancën rreth Telekomit të Kosovës.

09:05
Sot, mbledhja e radhës/ Gjiknuri opozitës jashtëparlamentare: Propozimet dërgojani paraprakisht anëtarëve të Këshillit Politik

Mbledhja e radhës e Këshillit Politik do të zhvillohet ditën e sotme, e premte 24 korrik 2020, në orën 17:30 pranë ambjenteve të sallës Ovale te Pallati i Kongreseve.

08:58
Raporti i Qendrës Europiane: Si e kapën shqiptarët tregun e drogës ne Europë me çmime të ulëta dhe cilësi të lartë, ku shkojnë fitimet

Çmimet e kokainës na disa tregje të mëdha të Europës, si Britania, janë bërë më të lira për shkak se organizatat shqiptare të krimit kanë marrë në dorë transportin nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës, teksa dominojnë vertikalisht tregun edhe një pjesë të madhe të pakicës, thotë raporti i Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogërave (EMCDDA), “Një vlerësim i shtrirjes së organizatave kriminale shqipfolëse të përfshirë në furnizimin me drogë në BE: karakteristikat, roli dhe niveli i ndikimit” për vitin 2019.

08:47
Goditet banda kriminale/ Kapet “Xhaxhai”, përfaqësuesi i Ndragheta në Shqipëri, kush janë 5 të arrestuarit e tjerë (Emrat)

Është finalizuar me sukses një operacion ndërkombëtar dhe kanë rënë në pranga 6 persona të shpallur në kërkim.

08:36
Takohen Thaçi e Hoti

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti.

08:28
Pandemia po zhvendos tregtinë me jashtë nga “sundimi” i Italisë, Gjermania trendi i ri

Marrëdhëniet tregtare me jashtë dominohen nga Italia, por pandemia Covid-19 që goditi më së shumti ekonominë italiane, por i orienton importuesit dhe sidomos eksportuesit në vende të tjera që gjenerojnë kërkesë dhe fitime të qëndrueshme.

08:23
Kina urdhëron mbylljen e një konsullate amerikane

Kina ka urdhëruar mbylljen e konsullatës amerikane në qytetin jug-perëndimor të Chengdu.

08:17
Trump anulon një pjesë të Konventës Kombëtare Republikane

Presidenti Donald Trump njoftoi të enjten se ka anuluar pjesë të Konventës Kombëtare Republikane e planifikuar të mbahej në Florida muajin e ardhshëm.

08:15
Si t’i përmirësoni aftësitë e menaxhimit të kohës?

Menaxhimi i kohës është një luftë për shumë njerëz këto ditë. Ne kemi kaq shumë për të bërë si në punën tonë ashtu edhe në jetën personale dhe kaq pak kohë për t’i bërë të gjitha.

08:09
Pompeo i bën jehonë fjalëve të ish presidentit Nixon: “Bota nuk mund të jetë e sigurt derisa Kina të ndryshojë”

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo përshkroi se si marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës kanë shkuar nga një optimizëm i mbrojtur, siç ndodhi në epokën e administratës së Presidentit Nixon, në një “të vërtetë të vështirë.”

07:44
Rama publikon pamje të Llogarasë dhe ‘ngacmon’ kritikët: Jemi para një fundjave mbrëmjesh me muzikën e natyrës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Llogaraja duke ‘ngacmuar’ kundërshtarët e aktit normativ që ndalon muzikën pas orës 20:00.

07:33
Diell dhe temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin por që në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje.