Rriten infektimet në Spanjë, turistët anulojnë pushimet

24/07/2020 12:15

Turistë të shqetësuar kanë anuluar dy të tretat e prenotimeve të tyre në hotelet në Sspanjë ndërsa vendi po përballet me një valë të re rastesh të koronavirusit.

Shkalla e anulimeve ka shkuar deri në 77 për qind për familjet dhe 70 për qind në ishujt në baleare që përfshijnë edhe Majorkën. E kjo përbën një telash të ri për industrinë jetësore të turizmit në Spanjë që zë 12 për qind të produktit të brendshëm bruto.
Në disa hotele, numri i turistëve që kanë anuluar prenotimet e disa javëve apo muajve më parë është më i lartë se numri i prenotimeve të reja.

Spanja ka regjistruar më shumë se 9 mijë raste të reja në shtatë ditët e fundit pasi një javë më parë kishte regjistruar gjithsej 5 mijë. E kjo ka ndezur frikën për mbyllje të re të kufijve.

Një qytezë në Murcia, ka rikthyer kufizimet, përfshirë ndalimin e hyrjeve apo daljeve në zonë pas një rritjeje të rasteve të lidhura me një klub nate.

Qeveria lokale në ishujt baleare insiston se arqipelagu është i sigurt për banorët dhe vizitorët por disa turistë janë alarmuar nga rritja e rasteve. Turistët gjermanë, austriakë, zviceranë, por edhe ata francezë dhe italian janë më të prekurit nga situata. Sipas të dhënave, vizitorët që kanë prenotuar udhëtimet dy deri në katër muaj më parë i kanë anuluar ato në më shumë se 80 për qind të rasteve. 70 për qind e prenotimeve janë anuluar në ishujt baleare dhe në të gjithë Spanjën shkalla e anulimeve shkon në 64 për qind.

Top Channel