Pranga njeriut të Ndranghetas / Kush është Bujar Sejdinaj, i njohur si  “Xhaxhai” që u arrestua në operacionin e drogës

24/07/2020 15:19

Anti-mafia shpesh ka dhënë alarmin për aleancën e Ndragetës edhe me krimin shqiptar kryesisht në fushën e drograve si kokainë dhe hashash.

I fundit që iu ra këmbanave ishte Federiko Cafiero de Raho, që e konsideroi partneritetin mes mafias italiane si një marrëveshje të krimit që mbulon portet e Evropës veçanërisht për kokainë. Pikërisht nga ky shqetësim për lidhjet e Ndragetës në Evropë , në Lion Francë është ngritur një njësi e posaçme ICAN që përmes Interpol gjurmon Ndragedën.

Ky është Bujar Sejdinaj, me nofkën ‘xhaxhai’, njëri nga të arrestuarit që shikohet si bashkëpunëtor i Ndragetës në Shqipëri dhe në Ballkan, thotë policia shqiptare. Ai u arrestua  në të njëjtën kohë kur aksioni ndërkombëtar i mbajtur edhe në Itali, Argjentinë e Costa Rika dërgoi edhe anëtarë të tjerë Ferdinanto Sarago, Giovani di Pietro, Fabio Pompeti dhe Franko D’agapiti .

Më herët në Shqipëri ishte arrestuar edhe i gjashti Ardjan Cekini gjithashtu i kërkuar për tu ekstraduar drejt Italisë. Por i ashtuquajtur ‘Xhaxhai’ sipas burimeve të Top Channel jo vetëm ka organizuar  blerjen e rreth 20 kg kokainë. Në vitin 2019 thotë një burim i sigurt i TCH , shtetasi Alesandro Fonti anëtar i familjes mafioze Ndrina Belloco ka ardhur në Shqipëri për të takuar dy bashkëpunëtorët Cekini dhe Sejdinaj.

Në këtë takim Ardjan Cekini ka ndërmjetësuar për udhëtimin e mëtejshëm të ‘xhaxhait’ drejt Italisë. Në datën 22 shkurt Gianfranco Marono , Fonti  dhe ‘xhaxhai’ realizojnë në Santiago de Compostela një takim me furnizuesin e drogës me të cilin mendohet se është koordinuar importi.

Takimet kanë vazhduar brenda muajit për të realizuar blerjen. Sipas autoriteteve italiane  faktet rëndohen pasi veprimtaria mes anëtarëve kryhet në mënyrë mafioze  dhe me qëllim për të ndihmuar organizatën e Bellocos. I pari që u arrestua është Çekini i cili sipas autoriteteve është përsëritës sa kohë ai po kërkohej edhe nga gjykata e Milanos që prej 2017.

Top Channel