Si po shkatërrohet biodiversiteti/ Inertet dhe ujërat e zeza në Liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna

24/07/2020 15:27

Inertet dhe ujërat e zeza po shkatërrojnë biodiversitetin në Liqenin e Shkodrës dhe në lumin Buna.

Situata po përkeqësohet vit pas viti dhe ndotja por edhe peshkimi i paligjshëm po shkaktojnë pasoja të mëdha edhe tek peshku. Sot janë zhdukur disa lloje peshqish, thotë specialisti Rasim Suma, i cili për 40 vite me radhë ka studiuar dhe është përkujdesur për pasurinë nënujore të liqenit dhe lumit Buna.

Ndërsa qytetaret e Shkodrës kujtojnë me nostalgji vitet kur në këtë zone mbizotëronte pastërtia dhe këto ujëra i shfrytëzonin për plazh. Sot sipas tyre është e pamundur.

Në liqenin e Shkodrës, në pjesën e Mali të Zi, situata paraqitet me pozitive pasi atje tregohet me shume kujdes.

Top Channel