Çmim mirënjohje për Digitalb/ Motivacioni i Institutit Kanadez të Teknologjisë: Për aplikimin e teknologjisë më të fundit

24/07/2020 15:44

Instituti Kanadez i Teknologjisë i dedikon Digitalbit çmimin e mirënjohjes për kontributin e spikatur në aplikimin e teknologjive më të përparuara të informimit dhe komunikimit digjital.

”  Një bashkëpunim të natyrshëm që kemi me Digitalbin duke e vlerësuar si një realitet të hapur me studentët e sollëm si model. Vlerat të cilat janë përcjellë dhe janë vënë në funksion të shoqërisë, përveç treguesit të teknologjisë së aplikuar dhe përparuar të cilat ka ky subjekt do të përmendja dhe impaktin që ka pas për shqiptarët në diasporë”

Përfaqësuesi i Digitalbit, Arben Taipi, falenderoi Instutitin Kanadez të Teknologjive me vlerësimin që i bënë familjes së madje Digitalb. Ai tha se Digitalb, u krijua falë vizionit të themeluesit të Top Medias, Dritan Hoxha.

”  Do të kthehesha mbrapa më vitin 2004 kur një djalë i talentuar Dritan Hoxha, ishte njeriu që lartësoi shqiptarët me idenë e tij për Digitalbin, Top Channeli  dhe Top Median. ”

Inovacioni  teknologjisë në Digitalb gjatë këtyre 16 viteve është vlerësuar disa herë edhe më çmime globale.

” Do ta filloj nga viti 2004 kur ne i nderuam me çmim të parë në botë si platforma e vetme unike në të gjithë botën  dhamë mundësi të transmetohej sinjali në rrugë satelitore dhe tokësore. ”

Digitalb bashkoi shqiptarët në të gjithë botën. Aty ku është digitalb, aty flitet dhe shqipe.

” Digitalb nuk është më pronësia e aksionerëve të saj,por është në pronësi të gjithë shqiptarëve. Ju do të pyesni si? Në bëmë të mundur në atë kohë që 1 milion e gjysmë shqiptarë që jeton kashtë Shqipërie, i dhamë mundësinë që fëmijët e tyre në mësonin gjuhën shqipe.

Top Channel