Harry dhe Meghan, duka dhe dukesha e Saseksit, po padisin paparacët për disa fotografi që i kanë bërë djalit të tyre, Archie.

Padia është paraqitur në Kaliforni, ku jeton familja. Cdo individ dhe pjesëtar familjeje në Kaliforni e ka të garantuar me ligj të drejtën e privatësisë në shtëpitë e tyre. Pa dronë, pa helikopterë apo foto nga distanca që mund ta shkelin këtë të drejtë”, tha avokati. Duka dhe dukesha po e paraqesin këtë padi për të mbrojtur të drejtën e privatësisë së fëmijës së tyre të mitur, brenda shtëpisë së tij, i pacënuar nga fotografët, dhe për të zbuluar dhe ndaluar ata që tentojnë të përfitojnë përmes këtyre veprimeve të paligjshme – shtoi ai.

Djali i Herrit dhe meganit, Archie harrison mountbatten ëindsor, është 14 muajsh. Familja u vendos në Kaliforni pasi u tërhoqën nga familja mbretërore britanike në janar, por është ankuar shpesh për ndërhyrjen e shtypit në të dyja anët e atlantikut. Në një tjetër padi, Meghan ka vënë në shënjestër Mail on Sunday pasi ka botuar pjesë të një letre që dukesha i kishte shkruar të atit pas martesës së saj me princin herri. Cifti po ashtu i ka thënë katër gazetave, Daily Mail, Sun, Mirror dhe Express, se nuk do të bashkëpunojë me to në të ardhmen.

Top Channel