Trump fajësoi emigrantët për trazirat në Francë, Macron kritikon liderët botërorë për “deklarata të pamenduara” Së paku katër persona të Forcave ajrore filipinase kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri të enjten vonë në veri të këtij vendi.
Sipas agjencisë filipinase të lajmeve, helikopteri u rrëzua menjëherë pas ngritjes për një mision stërvitjeje fluturimi gjatë mbrëmjes nga Stacioni ajror Cauayan në provincën Isabela.
“Helikopteri UH-ID transportonte 5 persona në momentin e aksidentit”, tha zëdhënësi i ushtrisë, gjeneral-majori Edgard Arevalo në një deklaratë për media.
“Dy pilotët, një oficer dhe një nga dy pilotët u zhdukën. Piloti tjetër i mbijetoi rrëzimit dhe tani po trajtohet”, tha ai.
Ai shtoi se ushtria do të “ndihmojë në lehtësimin e ndihmës dhe të drejtave të tjera për pjesëtarët e personelit të Forcave ajrore filipinase, të cilët humbën jetën në krye të detyrës”.
Top Channel