Yuri Kim në Lagunën e Kune-Vain të Lezhës: SHBA ka ndihmuar me 1.8 milionë dollarë për turizmin

24/07/2020 13:45

Ambasadorja amerikane Yuri Kim e ftuar nga ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi ka qenë në Lagunën e Kune-Vain të Lezhës.

Kim theksoi se ky vit është i veçantë dhe ndryshe për turizmin por kujton se SHBA ka ndihmuar me 1.8 milionë dollarë për turizmin.

Ju falenderoj që më keni ftuar. Është kënaqësi. Dëgjova prej ministrit që jeni vullnetarët që prisni turistët në Shqipëri dhe ofroni përshëndetjet tuaja.

Ky është vit i veçantë prej pandemisë jam e kënaqur si keni bërë përshtatjen në bazë të situatës. Keni gjetur një tjetër rrugë për të vijuar projektin. Kam qenë këtu për 6 muaj dhe kam patur mundësinë të vizitoj shumë zona të bukura. Kam qenë në Berat, Vlorë, Sarandë, pak në Krujë. Por jam e lumtur të jem këtu dhe e kënaqur që të dëshmoj bukurinë natyrorë të Shqipërisë. Nuk është bukuri vetëm për Shqipërinë po gjithë botën, dhe mezi pres të behet një thesar.

Mbrojtja e mjedisit fillon me pastrimin e tij. Jam e kënaqur që nuk jemi përgjegjës vetëm për mbeturinat por edhe për pastrimin e mbeturinave të të tjerëve. Kur mbledh mbeturinat që krijoj është përgjegjshmëri. Por nëse mbledh mbeturinat e të tjerëve pasi dua zgjidhje të problemit është akt inteligjence, zgjuarsi por edhe zgjidhje të tij. SHBA kanë dhënë ndihma rreth 1.8 milionë dollarë që kanë ndihmuar industrinë e turizmit, veçanërisht për mjedisin. SHBA janë me ju. Pres me kënaqësi të përveshim mëngët me ju që jeni këtu, që jepni zgjidhje dhe duan të pastrojnë Shqipërinë”- tha Kim.

Ndërsa Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi tha se “Infrastrukrura tashmë ka një dilemë rruga është shumë e bukur. Afërsia me këtë bukuri të mëdha të natyrës është e jashtëzakonshme, po a do të jemi ne të aftë si administratë. Si shtet si shoqëri që të mbrojmë këtë zonë”.

Top Channel