MAT- Një sasi e vogël tritoli ka shpërthyer në një biznes në qytetin e Burrelit.

Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 në verandën e lokalit të shtetasit B.S, dhe si pasojë është krijuar një  dëmtim i vogël në pllaka të verandës.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, si dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Top Channel