Sot hapet Shën Sofia, besimtarët do mbajnë lutjen e së premtes në Xhami

24/07/2020 09:13

Faljet e të premtes do të mbahen në Shën Sofinë historike në Stamboll për të parën herë që kur muzeu i famshëm u rikthye në xhami.

“Muslimanët janë të entuziazmuar, të gjithë duan të jenë të pranishëm”, tha guvernatori Ali Jerlikaja. Godina 1500 vjeçare, pjesë e listës së trashëgimive botërore të UNESCO-s, u bë muze në 1934. Por më herët këtë muaj, një gjykatë turke anuloi statusin e Shën Sofisë si muze duke thënë se përdorimi i saj për çfarëdolloj qëllimi tjetër përveçse si një xhami, ishte i pamundur ligjërisht. Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan më pas njoftoi se godina e famshme në të gjithë botën do të përdorej si xhami për faljet e të premtes nga 24 korriku.

Lëvizja u kritikua në masë nga liderë fetarë dhe politikë në botë. Shën Sofia u ndërtua si një katedrale ortodokse kristiane dhe u kthye fillimisht në xhami pas pushtimit otoman nëntë shekuj më vonë.

Rreth 1 mijë vetë do të mund të marrin pjesë në ceremoninë e faljes në të njëjtën kohë. disa modifikime janë bërë brenda xhamisë. Një tapet është shtruar për të pritur besimtarët ndërsa reliktet kristiane raportohet se janë mbuluar. Mes mozaikëve të krishterë që do të mbulohen është edhe një mozaik i shekullit të nëntë i virgjëreshës Mari dhe Jezukrishtit. Edhe vetë Erdogan pritet të jetë mes besimtarëve sot.

Top Channel