Berat/ Ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes, pranga 31-vjeçarit

24/07/2020 10:09

Një 31-vjeçar nga Berati është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Dhuna në familje”.

Berat

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E.H. 31 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Top Channel