E premte, 24 Prill 2020
12:39
Haradinaj thërret mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm në orën 16:00

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm në ora 16:00 kanë thënë burime për Top Channel.

12:35
Talibanët refuzojnë ofertën për armëpushim gjatë muajit të Ramazanit

Talibanët kanë refuzuar një ofertë nga qeveria afgane, për armëpushim gjatë muajit të Ramazanit, duke thënë se një veprim i tillë nuk është “i arsyeshëm”.

12:33
407 të vdekur brenda 24 orëve/ Rritet bilanci në Brazil, afro 49,500 të infektuar

Në shtetin e Amerikës Jugore, Brazil, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 407 vdekje si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19).

12:25
Nis puna për ndërtimin e shkollës së re “Sami Frashëri”, Veliaj: Më e madhe dhe më e bukur. I japim fund mësimit me dy turne

Shkolla e re “Sami Frashëri” do të jetë më e madhe dhe më e sigurtë për nxënësit që do të ulen në bankat e saj. E ndërtuar në vitet 60’, gjimnazi “Sami Frashëri” është shkolla e parë që do të rindërtohet pas dëmeve të rënda në kollonat mbajtëse që pësoi nga tërmeti i 26 Nëntorit. Godina e re pritet t’i japë fund edhe mësimit më 2 turne.

12:24
Beyonce dhe Jack Dorsey dhurojnë 6 milionë dollarë në luftën kundër Covid-19

Këngëtarja me famë botërore, Beyonce, ka njoftuar se së bashku me shefin ekzekutiv të Twitter Jack Dorsey do të dhurojnë 6 milionë dollarë (4.9 milionë paund) për të lehtësuar punën e organizatave në këtë kohë pandemie.

12:22
Rritet numri i rasteve në Rusi/ Afro 3 mijë të infektuar nuk kishin asnjë simptomë të Covid-19

Autoritetet shëndetësore ruse kanë konfirmuar 5.849 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), prej të cilëve, 2.697 janë diagnostikuar përmes testimit pasi pacientët nuk kishin simptoma.

12:17
Vrasja e 67-vjeçarit në Korçë për dritat e shkallës, flet kunati i viktimës: Ngjarje shokuese. Ishte ora 20:15 kur ra zilja e telefonit dhe…

Petrika Treska, është 67 vjeçari që u gjet i vrarë me thikë në shtëpinë e tij, ndërsa policia arrestoi sot si autor 65-vjeçarin Apostol Bozhgolli, 65 vjeç, fqinj i viktimës.

12:10
Kurti: Presidenti Thaçi dëshiron që Kosova ta ketë një kryeministër të dobët

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se presidenti, Hashim Thaçi po synon që Kosova të ketë një kryeministër të dobët, i cili do t’i mundësonte atij më shumë kompetenca dhe pushtet.

12:09
“Vetëm 5 respiratorë dhe jo 54″/ Vokshi: U blenë me dyfishin e çmimit të tregut, Prokuroria të dalë nga karantina

“Respiratorët e oksigjenit u blenë me dyfishin e çmimit të tregut. Kompania fituese shkeli kontratën, solli 5 respiratorë në vend të 54, por qeveria nuk mori asnjë masë”, u shpreh ndër të tjera, përmes një deklarate, Albana Vokshi.

12:03
“Një lajm shumë i keq nga testimet e djeshme”/ Rama tregon si u infektuan dy prindër nga djali: U çoi bombën në shtëpi..

Kryeministri Edi Rama ka reguar në facebook për rastin e dy prindërve të infektuar nga djali i tyre, i cili ishte asimptomatik.

12:01
‘Imuniteti i masës’ – A mund ti japë fund krizës së koronavirusit?

Koncepti i imunitetit të masës, ose imunitetit të tufës, është i thjeshtë. Por arritja e tij, nuk është aspak e tillë. Ndërsa pandemia e koronavirusit është përhapur në të gjithë botën, doktorë, shkencëtarë dhe liderë qeverish kanë thënë se pasi imuniteti i masës të arrihet, përhapja e virusit nuk do të ishte më një kërcënim.

11:53
Turizmi në Hawaii “shuhet”! Tani vizitorët paguhen të ikin…

Hawaii zakonisht i mirëpret vizitorët por tani, ai duket se po paguan për ti larguar ata nga vendi. Autoriteti hauaian i turizmit ka akorduar një fond të veçantë, për të larguar turistët nëse ata refuzojnë ti binden karantinës 14 ditore të vendit.

11:48
Muaji i Ramazanit, Çiljeta dhe Fjolla mbulohen me shami/ Kush janë VIP-at e tjerë që agjërojnë

Me mbërritjen e muajit të Ramazanit, Çiljeta Xhilaga dhe Fjolla Morina kanë falur namazin.

11:48
Vlorë/ Bllokohet një mjet lundrues, i vjedhur në shtetin grek. Në pranga 2 persona

Policia e Vlorës ka realizuar operacionin policor të koduar “KARABURUNI”.

11:37
Shkollat që do rindërtohen/ Rama: Me kapacitete online edhe për mësim nga shtëpia si pasojë e CoVid

Përveç gjimnazit ‘Sami Frashëri’ janë 5 shkolla që kanë nisur shembjen ditën e sotme për t’u rindërtuar pasi u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit.

11:36
“Të dyfishohen dhe trefishohen”/ Paralajmërimi i OBSH: Nuk është koha për zbutjen e masave!

Edhe pse nga disa vende evropiane po vijnë sinjale pozitive Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdon ta konsiderojë situatën në Evropë si “shumë shqetësuese”.

11:28
BE për krizën, miraton paketën prej 540 miliardë eurosh në ndihmë të …

Samiti i BE miratoi paketën prej 540 miliardë euro për mbështetje për kredi për punëtorët që punojnë me orë të reduktuara, kompanitë që kanë marrë kredi dhe për shtetet që kanë borxhe.

11:22
Tensionohet situata në burgjet greke, pas vdekjes së një 38-vjeçari/ Të burgosurit thonë se ndërroi jetë nga Covid-19

Është tensionuar situata në burgjet greke, pas vdekjes së një 38-vjeçari në burgun e Malandrinos.

11:18
Bie mbështetja… Koronavirusi “dëmton” Trump

Ndërkohë që rritet numri i viktimave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, mbështetja për Presidentin Donald Trump është në rënie.

11:14
Qeveria drejt “ok” për futbollin, Bundesliga nis në 9 maj

Bundesliga gjermane është gati të rinisë të rrokullisë sferën e futbollit pavarësisht emergjencës që kërcënon globin.

11:10
Foto-video/ Nis shembja e gjimnazit “Sami Frashëri”

Ka nisur shembja e gjimnazit Sami Frashëri në Tiranë.

11:06
Studim: Mjekët, viktima të depresionit gjatë “betejës” me koronavirusin

Një studim i ri ka zbuluar një prani të madhe të pagjumësisë, ankthit, depresionit dhe reagimit traumatik tek mjekët në Kinë gjatë periudhës së shpërthimit të pandemisë, Covid-19.

11:02
Misteri i modeles 23-vjeçare/ U infektua me Covid-19, pacientja zero rezulton akoma pozitive pas 57 ditëve

“Një rast unik” është cilësuar ai i modeles 23-vjeçare Bianca Dobroiu me origjinë rumune, e cila rezulton pacientja zero e Bolonjas së Italisë.

10:57
CoVid-19/ Shkon në 678 numri i të prekurve në vend

Shkon në 678 numri i të prekurve në vend nga Covid-19.

10:54
KLGJ: Të hënën gjykatat fillojnë punën, por në mënyrë të kufizuar

Ditën e hënë, datë 27 prill 2020, gjykatat do të rifillojnë veprimtarinë e tyre, por në mënyrë të kufizuar, bën me dije Këshilli i lartë Gjyqësor.

10:47
“Ishte një fije SHPRESË!”/ Dështon testimi e Remdesivir, medikamenti që do të përdorej kundër COVID-19

Një ilaç antiviral i cili fillimisht u mendua se do të mund të trajtonte coronavirus dështoi në provën e parë klinike.

10:45
Ti Raporton/ Shqiptari nga burgu i Patrës: Jo korona, por dhe kolera do na zërë! Kemi 4 ditë pa ushqim (video)

Një shtetas shqiptar që ndodhet në burgun e Patrës në Greqi ka shkruar në “Ti Raporton”.

10:38
Viktima e fundit, një grua/ Greqia shënon 128 vdekje dhe 2463 të infektuar

Ka shkuar në 128 numri i viktimave prej Covid-19 në Greqi.

10:27
Veliaj uron besimtarët myslimanë: Agjerim të lehtë të gjithëve

Besimtarët myslimanë filluan sot muajin e madhërishëm të Ramazanit, muaj i cili kalit devotshmërinë njerëzore dhe sjell më shumë falje dhe bashkëpunim.

10:27
Fier, sekuestrohen kokainë dhe 3 armë gjahu/ Arrestohen 4 persona, mes tyre një polic

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin “Divjaka” dhe ka vënë nën pranga 4 persona, njëri prej tyre punonjës policie.

10:24
Imagjinatë e shfrenuar/ Nga Shakira te Brad Pitt, si do dukeshin VIP-at po të ishin kafshë… të animuara

Kur bëhet fjalë për të famshmit, eksperimentimi me portretet e tyre është i gjithfarëllojshëm.

10:21
“Nuk jemi dele”/ Kosova nesër proteston në ballkone: Do kërkojmë zgjedhje të reja parlamentare pas përfundimit të pandemisë

Grupi i aktivistëve Replikë do të organizojë nesër një protestë “N ‘ballkon”, në shenjë pakënaqësie me zhvillimet politike në Kosovë.

10:15
“Paketa e solidaritetit u përgatit, por ujdia ende”/ DW: Fantazitë u rritën pas pohimit të Merkelit, por ajo nuk dha shifra

Shkurt dhe i përmbledhur ishte samiti i BE-së të enjten, por edhe pa rezultate. Paketa koniunkturore kundër krizës së Coronës u përgatit, por solidariteti në BE ka ende shumë teste sprove përpara, shkruan Bernd Riegert.

10:12
​300 milionë kafshë vdesin në testime laboratorike çdo vit

Sot është Dita botërore e mbrojtjes së kafshëve laboratorike.

10:07
Fotot/ 17 gjëra aq të rralla sa vetëm 1 në një milion njerëz kanë patur fatin t’i shohin

A keni parë ndonjëherë një një tigër të artë apo lindjen e një ylberi? Bota është përplot me të gjitha llojet e pamjeve misterioze, dhe është emocionuese të dimë që ne nuk kemi parë gjithçka akoma.

10:07
Nga goleador në “njeriun e merkatos”, Lukaku bind patriotët e tij t’i bashkohen Interit

Erdhi te Interi për të zëvendësuar Mauro Icardin dhe për të bërë goleadorin, por ndërkohë që futbolli është ndalur për shkak të koronavirusit, sulmuesi belg Romelu Lukaku po u jep një dorë drejtuesve të klubit për punën në merkato.

10:05
Manastirliu për Tritan Kalon: Ka kaluar shumë epidemi, por COVID-19 është e pazakontë

Përmes një postimi në Facebook, ministrja Ogerta Manastirliu i ka dedikuar një mesazh falenderues mjekut dhe profesorit Tritan Kalo, ose siç i referohet ajo, një nga heronjtë e kohës “COVIDIANE”.

09:59
Çfarë ndodh me organizmin kur vuajmë nga lodhja kronike

Besohet që rreth 17 milionë njerëz në botë vuajnë nga Sindroma e Lodhjes Kronike.

09:55
“Në djall kjo punë”/ Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez, gati të pushtojnë TikTok-un sërish!

Teksa gjenden të karantinuar në Miami, Jennifer Lopez dhe i fejuari i saj, Alex Rodriguez filmuan një tjetër video në TikTok, e cila pritet të jetë “hiti” i radhës.

09:43
Britanikët nuk pyesin për izolimin/ Çifti kryen marrëdhënie në mes të ditës në publik (foto)

Një çift janë vërejtur teksa kryenin marrëdhënie seksuale në plazhin e Brighton gjatë ditës, pavarësisht bllokimit të koronavirusit.

09:39
Dashuri në distancë! Të ndara prej Covid-19, foshnja e porsalindur i buzëqesh në kamer të ëmës së infektuar

Javën e shkuar, një nënë në Indi, e infektuar me Covid-19 solli në jetë një vogëlushe.

09:25
“Është në gjendje të habitshme”/ U sëmur rëndë nga Covid-19, Trump “rrëfehet” pas telefonatës me Boris Johnson-in

“Kryeministri Boris Johnson është në formë “të pabesueshme”, pasi u sëmur rëndë me COVID-19″, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump, teksa janë ngritur spekulime se lideri britanik po përgatitet të kthehet në punë për të vendosur se si do të hiqen masat shtrënguese.

09:21
Pence: Më e keqja e pandemisë në SHBA mund të përfundojë gjatë verës

SHBA mund të jetë në një “vend shumë më të mirë” deri në fillim të verës nëse përpjekjet lehtësuese vazhdojnë të luftojnë koronavirusin e ri, tha të enjten zëvendës-presidenti amerikan, Mike Pence, transmeton Anadolu Agency (AA).

09:18
Bullgaria mbyll kufirin me Turqinë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit

Bullgaria ka mbyllur kufirin e saj me Turqinë për të parandaluar që turqit-bullgarë të hyjnë në vend gjatë ditëve të para të muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.

08:59
Tropojë/ Plagosja e 36-vjeçarit, policia arreston autorin e dyshuar

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 23.04.2020, në fshatin Cërrnic, ku mbeti i plagosur në gjendje të rëndë shtetasi S. M.

08:52
Paralajmërimi i Macron: Nëse bie një pjesë e Evropës, e gjithë Europa do të bjerë

Për të përballuar pasojat ekonomike të krizës së Covid-19 dhe për të stimuluar ekonominë, vendet e BE-së miratuan pas bisedimesh të vështira një paketë ndihmash.

08:39
Durrës/ Do kalonin kufirin me identitete false dhe me mbi 22 mijë euro me vete, arrestohen dy persona

2 shtetas janë arrestuar në flagrancë nga polica në portin e Durrësi pasi tentuan të kalonin kufirin me identitete false dhe para të padeklaruara.

08:37
Kongresi amerikan miraton 484 miliardë dollarë për tejkalimin e situatës së pandemisë

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miratoi një projektligj të ri prej 484 miliardë dollarë, për të ndihmuar në përballjen me koronavirusin.

08:27
Koronavirusi/ Trump jep idenë “e çmendur”: Të injektohet dezinfektues si trajtim

Presidenti amerikan Donald Trump është kritkuar nga komuniteti mjekësor pasi sugjeroi kërkime nëse koronavirusi mund të mjekohet duke injektuar dezinfektues në trup.

08:22
Elbasan/ Digjet gjatë natës makina e efektivit të policisë, detajet e para

Në lagjen “5 Maji” në Elbasan, ka rënë zjarr nē mjetin tip “Benz”, i cili rezulton pronësi të shtetasit M.M, efektiv policie.

08:16
Vëzhguesit e BE-së paralajmërojnë: Dezinformim mbi koronavirusin nga Irani, Rusia dhe Kina

Vëzhguesit e Bashkimit Evropian kanë identifikuar një “konvergjencë të dezinformimit” midis Kinës, Iranit dhe Rusisë lidhur me pandeminë e koronavirusit.

08:03
Vritet 67 vjeçari në Korçë/ Policia zbardh ngjarjen, fqinji i tij autor i dyshuar i ngjarjes (emri)

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku në lagjen nr. 7, humbi jetën 67-vjeçari Petrika Treska.

07:49
Rritje e ndjeshme temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira por që mundësitë për reshje janë të pakta. Moti i kthjellët dhe rritja e temperaturave do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.

07:34
Shifra të frikshme! 190 mijë të vdekur dhe mbi 2.7 milion raste me Covid-19

Numri i rasteve të reja dhe i të vdekurve nga koronavirusi vazhdon të rritet. Sipas shifrave të publikuara nga univeristeti John Hopkins, numri i të infektuarve në mbarë botën ka shkuar në 2 milion e 709 mijë e 408 raste.

07:13
Teksa po lufton me koronavirusin, SHBA goditet nga tornadot, 7 të vdekur dhjetëra të plagosur

Në një kohë ku e gjithë vëmendja është në luftën kundër koronavirusit, Oklahoma jugore, Teksasi dhe Luiziana janë përballur me stuhi të forta dhe tornado.

06:55
SHBA, oficeri i policisë qëllon në kokë 14 vjeçarin

Një oficer policie jashtë orarit të punës ka qëlluar një adoleshent 14 vjeçar në kokë.

06:38
Video/ U shfaqën duke kërcyer në spital, publiku kritikon ashpër sfafin mjekësor në Angli

Një video e një sfafi mjekësor ku tregon mjekë dhe infermierë duke kërcyer në një spital në Leeds të Britanisë së Madhe është bërë virale në rrjet.

06:16
Njihuni me 4 produkte të kuzhinës që po të dobësojnë imunitetin

Sistemi imunitar përbëhet nga antitrupat, qelizat e shumë gjëra të tjera që bashkëpunojnë ngushtë për të na mbajtur shëndetplotë. Ky sistem bën një punë të shkëlqyer duke na mbrojtur nga bakteret e mikrobet që jetojnë me dhe krah nesh e që shkaktojnë sëmundje.

06:00
Farat e mandarinave/ Ja pse çmohen nga mjekësia popullore

Mandarinat janë ndër agrumet më të preferuara në vendin tonë, madje edhe prodhimtaria është e lartë. Ato konsiderohen një thesar vlerash, sepse ofrojnë shumë vitaminë C, folat dhe beta karoten. Për më tepër, konsumi i mandarinave ndihmon në parandalimin e diabetit, ishemisë e shumë sëmundjeve të tjera. Përveç frutit dhe lëkurës, farat e kësaj agrumeje konsiderohen të shkëlqyera për shëndetin.

05:44
Limontozi, përdorimet fantastike për organizmin dhe shtëpinë

Acidi citrik ose siç e njohim rëndom limontozi është një substancë e nevojshme që gjendet tek shumë fruta si limonët, portokallet, qitro, kivi, mollët, luleshtrydhet, dardhat, qershitë, mandarinat. Këtë substancë e gjejmë edhe tek patatet, bizelet, kërpudhat, shpargu dhe domatet. Acidi citrik përdoret edhe për të ruajtur jetëgjatësinë e një produkti farmaceutik apo pijeve.

05:32
Foto/ Humb gjysmën e peshës, ja ndryshimi i bërë nga 18 vjeçarja

Një studente nga Essex ka humbur thuajse gjysmën e peshës së trupit të saj duke u cilësuar edhe si “Slimming World’s Young Slimmer of the Year 2020”.

05:10
Emiratet e Bashkuara Arabe lehtësojnë masat gjatë muajit të Ramazanit

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar se do të lehtësojnë izolimin 24-orësh për muajin e Ramazanit, raporton BBC. Kohëzgjatja e re e izolimit do të jetë nga 10 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit. Banorët mund të dalin në pjesën tjetër të ditës.

04:44
Vdiq nga Covid-19 një ditë pasi lindi djalin/ Flasin familjarët: Mjekët na thanë të ktheheshim në shtëpi

Një grua 29 vjeçe ka vdekur nga koronavirusi vetëm një ditë pasi ka lindur djalin e saj. Ngjarja e ndodhur me 8 prill në Birmingham sigurisht që tronditi botën.

04:21
Libi, forcat qeveritare sulmojnë milicitë e Haftarit në jug të Tripolit

Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) në Libi, e njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB), ka nisur një sulm ndaj milicisë së komandantit renegat Khalifa Haftar në jug të kryeqytetit Tripoli.

04:00
Covid-19, Shtëpia e Bardhë zhvendos fokusin tek rihapja e ekonomisë

Për javë të tëra, administrata e Presidentit Trump ka theksuar rreziqet e koronavirusit në përpjekje për të bindur amerikanët që të qëndrojnë në shtëpi. Tani, ndërsa Presidenti Donald Trump synon një rihapje të shpejtë në mbarë vendin, ai përballet me një sfidë të re: bindjen e amerikanëve se rikthimi i normalitetit është i sigurt. Kjo është një çështje e rëndësishme për vendin e goditur rëndë nga koronavirusi, dhe një element i rëndësishëm politik për zotin Trump, rizgjedhja e të cilit ka të ngjarë të varet nga ritmi e rimëkëmbjes ekonomike.

03:36
Bien remitancat, migrantët dërgojnë më pak para në shtëpi

Një studim i ri i Bankës Botërore parashikon një ulje me një të pestën këtë vit të remitancave apo parave që migratët në Evropë, që vijnë nga vende me të ardhura të ulta e të mesme do të dërgojnë drejt shtëpive të tyre, nxitur nga rënia ekonomike globale si pasojë e koronavirusit. Kjo përkthehet në miliarda dollarë të humbura për familjet në Afrikë, në Lindjen e Mesme e gjetkë.

03:11
“Motra ime po vdes nga koronavirusi”- fjalimi prekës i anëtares demokrate në Kongres

Maxine Waters, një demokrate nga Kalifornia dhe kryetare e Komisionit të Shërbimeve Financiare me ndikim në Shtëpinë e Bardhë, tha të enjten se motra e saj po vdes nga koronavirusi në një spital në St Louis, Misuri.

02:44
Dhoma e Përfaqësuesve miraton $484 miliardë ndihma për spitalet, biznesin e vogël

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një paketë prej afro gjysmë trilion dollarësh të enjten, për të mbështetur me fonde spitalet dhe për të ndihmuar biznesin e vogël të goditur rëndë nga koronavirusi. Kjo masë, e cila mori votën e 388 prej anëtarëve të Dhomës tani do të përcillet në Shtëpinë e Bardhë për firmën e presidentit, i cili ka sinjalizuar se do ta firmosë.

02:27
Zelandë e Re/ Qeveria jep 30 milion dollarë për mediat

Qeveria e Zelandës së Re do të shpenzojë 60 milionë dollarë neozelandezë, ose mbi 30 milionë dollarë për mediat që e kanë gjetur veten në vështirësi si pasojë e krizës së koronavirusit. Organizatat e mediave i kishin kërkuar ndihmë qeverisë së Jacinda Ardern gjatë muajit të shkuar pasi të ardhurat nga reklamat kishin shteruar.

01:59
Rishfaqet gazetari i zhdukur, u arrestua në epiqendrën e koronavirusit në Kinë

Një gazetar kinez që ishte ndjekur dhe më pas arrestuar në Wuhan, epiqendrën e epidemisë së koronavirusit në vend, është rishfaqur pas thuajse dy muajsh.

01:28
Kinës i vjen virusi nga SHBA, studentja u kthye nga Nju Jorku në Harbin

Një studente e kthyer nga Nju Jorku mund të ketë infektuar 70 vetë në Harbin të Kinës thonë mediat britanike, e kjo ka bërë që zyrtarët kinezë të vendosin masa të rrepta izolimi në qytetin me 10 milionë banorë.

01:05
BE do rishqyrtojë buxhetin, besohet se shuma që nevojitet të shkojë nga 1 deri në 2 trilionë euro

Komisioni Europian do të rishikojë projekt-buxhetin afatgjatë ku do të përfshihet edhe një plan ekonomik për rimëkëmbjen pas krizës së koronavirusit.

00:43
Vritet 67 vjeçari në Korçë/ Petrika Treska u godit me mjet prerës. Humbi jetën në spital

Një person u vra me mjet prerës në Korçë.

00:28
Vatra në fasonerinë e Krujës, karantinohen 800 punonjës dhe familjarët e tyre

Rreth 800 punonjës të fasonerive të Krujës dhe familjarë të tyre janë karantinuar pas rasteve të shtuara me Covid-19 në fasoneritë e qytetit, ndërsa autoritetet shëndetësore në bashkëpunim me policinë e shtetit dhe krimin ekonomik kanë vijuar monitorimin e situatës në fasoneri, shumica e të cilave janë mbyllur.

E enjte, 23 Prill 2020
23:56
“Luan mirë, por nuk je Ronaldo”- Botuesi i njohur përplaset në Open me Endri Shabanin

Debate dhe diskutime të shumta u zhvilluan në Open në Top Channel teksa u diskutua për afrimin e presidentit Ilir Meta me kryeministrin Edi Rama. Një debat u zhvillua mes analistit Endri Shabani dhe botuesit Nikollë Lesi.

23:39
Nikollë Lesi zbulon në Open: Oligarkët u mblodhën në një lokal në periferi të Tiranës, ja për çfarë diskutuan

Debate dhe diskutime të shumta u zhvilluan në Open në Top Channel teksa u diskutua për afrimin e presidentit Ilir Meta me kryeministrin Edi Rama.

23:25
Spahiu në Open: Afrimi i Metës dhe Ramës për mandatin e 2 të presidentin dhe mandatin e 3 të kryeministrit

Afrimi i presidentit Ilir Meta me kryeministrin Edi Rama ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe është tema e diskutimit në pjesën e tretë të emisionit në Open në Top Channel.

23:04
Dita ndërkombëtare e librin/ Leximi online i autorëve të huaj dhe shqiptarë

24 vjet nga koha kur UNESKO shpalli 23 prillin si ditën botërore të librit dhe të drejtës së autorit, asnjëherë festa e librit nuk është kremtuar në këtë mënyrë.

23:00
Haradinaj: Qeveria e re nuk do të varet nga Lista Serbe

Lideri i AAK-së ka folur rreth asaj nëse kjo parti do të votojë edhe për një mandat të presidentit të vendit vitin e ardhshëm.

22:58
“2 fasoneri infektuan të gjithë Krujën”- flet në Open punonjësja e fasonerisë

Në “Open” në Top Channel ishte në një lidhje live nga Kruja solli zërin e një qytetareje nga Kruja e cila punonte në një fasoneri.

22:54
Gazetarja zbulon detajet e reja nga Kruja: 5 fasoneri vazhdojnë punën, drejtuesit janë bërë bashkë dhe…

Gazetarja Sidorela Gjoni bëri një lidhje direkte nga Kruja për Open në Top Channel. Sidorela Gjoni së bashku me operatorin e Top Channel kanë tentuar që të futen në ambientet e fasonerive por që nuk janë lejuar.

22:52
Anketat, Bie popullariteti i Presidentit Trump gjatë krizës së Covid-19

Ndërkohë që rritet numri i viktimave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, mbështetja për Presidentin Trump është në rënie.

22:49
A ka një ‘pranverë’ mes Ilir Metës dhe Edi Ramës? Ja si përgjigjet Nikollë Lesi në Open

Afrimi i presidentit Ilir Meta me kryeministrin Edi Rama ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe është tema e diskutimit në pjesën e tretë të emisionit në Open në Top Channel.

22:39
Fotot/ Çudirat e natyrës që provojnë se bota ende ka diçka për të na befasuar

Ka një anë tjetër të natyrës që ne nuk jemi mësuar ta shohim shpesh. Ajo pjesë e natyrës është e çuditshme dhe unike por edhe shumë e bukur.

22:32
Njerëzit e thjeshtë realizojnë fotot e veçanta “më ndiqni”, rezultatet janë kaq mahnitëse

Të gjithë ne e mbajmë mend setin fotografik të realizuar nga blogeret por jo vetëm në “Instagram”, me titullin “follow me”.

22:27
Protestë në karantinë/ Emigrantët e kthyer nga Greqia kërkojnë lehtësi

Emigrantët e kthyer në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kapshticës protestuan nga karantina për çmimin që duhet të paguajnë për qëndrimin e tyre.

22:13
Policët në postbllok/ Kryesisht me maska të dhuruara, tani u janë shpërndarë prodhime fasonerie

Ndodhem pranë njërit nga 70 postblloqet statike që janë vendosur në të gjithë Shqipërinë, për shkak të Pandemisë së Covid 19. Efektivët e policisë pas meje, që janë në gatishmëri që prej datës 8 Mars, janë struktura më e ekspozuar pas mjekëve dhe infermierëve për shkak të kontaktit që përditshëm që ata kanë me qytetarët.

22:10
Greqi, praktika të reja për leje-qëndrimet e emigrantëve

Lejet e ripërtërira të qëndrimit të emigrantëve që punojnë e jetojnë në Greqi për periudhën e situatës së pandemisë së koronavirusit do të dërgohen me postë në shtëpitë apo adresat e deklaruara në shërbimin e të huajve nga vetë emigrantët.

22:08
Kruja, vatra e fasonerisë/ 800 punonjës dhe familjarët e tyre janë të karantinuar

Rreth 800 punonjës të fasonerive të Krujës dhe familjarë të tyre janë karantinuar pas rasteve të shtuara me Covid 19 në fasoneritë e qytetit, ndërsa autoritetet shëndetësore në bashkëpunim me policinë e shtetit dhe krimin ekonomik kanë vijuar monitorimin e situatës në fasoneri, shumica e të cilave janë mbyllur.

21:59
Arrestohet punonjësja e supermarketit që falsifikoi testin e koronavirusit për t’iu shmangur punës

Një punonjëse supermarketi është arrestuar dhe akuzuar me faksifikim pasi kishte ndryshuar letrën e doktorit duke shkruar se ishte diagnostikuar me koronavirus.

21:57
Çfarë do të ndodhë me universitetet? Ja si përgjigjet në Open Besa Shahini

Ministrja e Shëndetësisë, Besa Shahini ishte e ftuar në Open në Top Channel ku tregoi se çfarë do të bëhet me shkollat këtë vit. Shahini u ndal edhe tek universitetet duke thënë se universitetet kanë një lloj autonomie në vendimmarrje dhe ekonomi.

21:54
A po bashkëjetojnë dy aktorët e “Portokalli”?

Dy aktorët e spektaklit të humorit “Portokalli”, Alex Seitaj dhe Algiona Aga, ishin pjesë të “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku treguan rutinën e këtyre ditëve vetizolimi, që sërish iu desh t’i kalonin bashkë.

21:52
COVID-19/ Banjo dielli, plazh dhe shëtitje, britanikët ende nuk  binden

Edhe pse Britania e Madhe është kthyer në një nga vatrat kryesore të koronavirusit në botë, qytetarët atje kanë vendosur të “thyejnë” karantinën dhe të mbipopullojnë rrugët, parqet dhe plazhet.

21:48
21 të shëruar dhe 39 raste me Covid-19 në Kosovë

KOSOVE- Sot më 23 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 255 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

21:40
Emri/ Ngjarja në Laç, reagon policia: 19-vjeçari dyshohet se është vetëplagosur

KURBIN- Hendri Gjoka është personi që mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme.

21:37
Sekreti ndodhet në sfond, këto foto do ju bëjnë t’i shihni dy herë

Gjërat më interesante nuk janë gjithmonë në sipërfaqe, ndonjëherë ju duhet të kërkoni për to. E njëjta gjë vlen edhe për fotot.

21:36
Kina vendos në karantinë qytetin me 10,000,000 njerëz pas rishfaqjes së koronavirusit

Kina ka vendosur sot në izolim një qytet me 10 milionë banorë prej frikës së një vale të re rastesh koronavirusi.

21:35
Kur do të fillojë shkolla? Ministrja Shahini: Po presim çfarë do thotë Task-Forca, jemi të sigurtë që…

Ministrja e Arsimit Besa Shahini e ftuar në Open në Top Channel thotë se Task-Forca e ngritur për koronavirusin do të vendosë së kur nxënësit dhe studentët do të kthehen në shkollë, ndërsa tha se me siguri në qershor vii shkollor do të mbyllet.

21:26
A do të humbasë viti shkollor? Ministrja Shahini: Kemi dy opsione

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini me anë të një lidhje live në emisionin “Open” në Top Channel është shprehur se viti shkollor nuk do të shtyhet.

21:20
Raporti sekret i Agjencive të Inteligjencës, si përhapi Kina lajme të rreme për koronavirusin

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë arritur në përfundimin se operativët kinezë kanë ndihmuar në përhapjen e mesazheve të rreme se administrata e Presidentit Trump po planifikonte të vendoste një masë të detyrushme kufizuese në mbarë vendin kundër përhapjes së koronavirusit, sipas gazetës New York Times.