“Më larguan disa zjarrfikës nga ndërtesa shumë afër vendit”, Trump tregon historinë për sulmet e 11 shtatorit: Menduam se ndërtesa do binte mbi ne 08/09 23:02
Ish-ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini e ka shprehur herë pas here vlerësimin që ka për Shqipërinë.
Ai ishte ndër të parët që përshëndeti nisjen e stafit të personelit mjekësor nga Shqipëria, e cila u vendos në ndihmë të situatës kaotike të krijuar në spitalet në Itali, për shkak të koronavirusit.
Ndërsa së fundmi, ai ka postuar një foto nga banesa e tij, ku u pa dhe një qeleshe me shqiponjën me dy koka në krye dhe shkrimin “Albania”. Ngjitur me qeleshen, qëndronte dhe një foto e tij me vajzën Mirta.
“Mirëmëngjesi miq. Sot do të jem në Lampeduza. Italia dashuron të mbrohet, kufijtë mbrohen”, ka shkruar kreu i partisë së ekstremit të djathtë Lega Nord, krahas fotos së publikuar.
Top Channel