Ka kosto tepër të madhe! BE dhe OBSH nuk bien dakord për vaksinën ndaj COVID-19

24/07/2020 21:34

Bashkimi Evropian (BE) duket se nuk është i interesuar të sigurojë vaksina të mundshme ndaj COVID-19, përmes programit global “Covax”, që drejtohet nga Organizata Botërore e Shëndetit, me arsyetimin, se po kalon në një proces tepër të ngadaltë, e mbi të gjitha me kosto tepër të lartë, shkruan Reuters.

OBSH-ja pritet që të nxjerrë në shitje vaksinën për një shifër diku tek 40 dollarë, ndërsa BE-ja po tenton që të gjej në treg shifër më të lirë.

Për këtë arsye ajo ka nisur bisedimet me një sërë kompanish farmaceutike, ku mund të përmendim: Moderna, Sanofi, BioNTech dhe CureVac. Veç kostos, vonesa e zbulimit të vaksinës ka bërë që BE të mendojë një zgjidhje alternative.

Sipas një zyrtari të lartë, drejtuesit e Bashkimit Evropian, kanë kërkuar që vaksina të jetë zbuluar më së largu në fund të këtij viti, ndërsa kjo mundësi duket se nuk plotësohet nga “COVAX”, thuhet në lajmin e Reuters.

Top Channel