12 kg drogë, armë dhe municione/ Operacion policor në Itali, arrestohet shqiptari 43-vjeçar

25/07/2020 10:14

Një operacion antidrogë në Itali ka sjellë arrestimin e një shqiptari 43-vjeçar dhe një italiani 57-vjeçar.

Nga mediat fqinje mësohet se policia e Varese-s ka mundur të sekuestrojë 12 kilogramë drogë, të cilat ishin fshehur brenda depove të një ndërmarrjeje në Vergiate (VA) të specializuar për mirëmbajtje dhe riparim në sektorin aeronautik pranë aeroportit të Malpensa.

Po kështu efektivët gjetën edhe armë dhe municione luftarake.

 

Top Channel