Milan në barazim 1-1/ Donnarumma, Gullit e Van Basten

25/07/2020 10:49

Ndeshja mes Milanit dhe Atalantës në stadiumin San Siro nuk nxori fitues dhe dy skuadrat me futbollin më të bukur në serinë A në javët e fundit, detyrohen të kënaqen me nga një pikë, gjithsesi pozitive për objektivat sezonal.

Dy formacionet me mesataren më të mirë të shënimit në kampionatin italian që pas “lock down” dhuruan emocione ndërsa u regjistruan edhe finishe të rëndësishme në aspektin e statistikave.

Një goditje dënimi fantastike e turkut Hakan Allhanollu prishi ekuilibrat ndërsa më pas portieri Donaruma priti një penallti të Malinovskit. Por Atalanta arriti të barazojë me Duvan Zapatën ndërsa në fraksionin e dytë një shtyllë e Bonaventurës, dhe protesta e Milanit për një penallti potenciale pas faullit të shqiptarit Berat Gjimshiti ndaj Ibrahimoviç.

Me ndeshjen e zhvilluar ndaj Atalantës, portieri Xhanluixhi Donaruma që mbante dhe shiritin e kapitenit, arriti të barazojë legjendat holandeze të klubit, Frenk Rajkard dhe Marko Van Basten, edhe ata me nga 201 prezenca me fanellën e kuqezinjve, njësoj si mbrojtësi ekstrem.

 

 

Top Channel